wrapper

21. 2. 2018

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC është e licensuar dhe operon prej vitesh në procesin e mësimdhënies, me oferta fantastike, programe bashkëkohore dhe mësues të kualifikuar në profilin e mësuesisë, duke i dhënë kursantëve mundësinë që të përmirësojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në përvetësimin e gjuhëve të huaja si anglisht, gjermanisht, turqisht dhe arabisht.

Mësimi zhvillohet për 2 grupmosha, fëmijë dhe të rritur, të cilët punojnë me metoda të ndryshme, sipas nivelit. Gjithashtu prej 5 vitesh ofrohen edhe kurset e trajnimit për provimet e Hippos për fëmijë si dhe për provimet TOEFL e IELTS për të rritur. Gjuhët e Huaja pranë AIITC praktikohen në 4 drejtime kryesore, në komunikim, dëgjim, shkrim dhe lexim.

Përgjatë muajve janar–shkurt interes të madh kishin gjuhët anglisht, gjermanisht dhe arabisht. Kursantët janë kryesisht studentë të fushave të ndryshme, të cilët shprehen të kënaqur me mësimdhënien si dhe me ofertat nën kosto, që dallojnë nga dhjetëra qendra të tjera në Tiranë.

Përgjatë vitit 2018 Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC do të operojë me një paketë ofertash, për një target grup të caktuar, konkretisht për maturantët, të cilëve do t′u ofrohet mësimi i kësaj gjuhe me një çmim modest, me qëllim përkrahjen e tyre dhe lehtësimin e rrugës drejt dyerve të universiteteve.

Një paketë speciale ofertash vjen edhe për çdo fëmijë të grupmoshës 8–12 vjeç, në anglisht dhe gjermanisht, ndërsa për fëmijët jetimë, mësimdhënia ofrohet falas përgjatë gjithë vitit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2