wrapper

Qendra e licencuar e gjuhëve të huaja pranë AIITC, në qendër të objektivave të saj ka dhënien e kontributit në mbështetjen intelektuale të të rinjve shqiptarë. Pajisja e tyre me gjuhë të huaja, si një mundësi e mirë për punësim në të ardhmen, është një domosdoshmëri që kjo qendër e ofron më së miri, që prej krijimit të saj. Mes të tjerash, ofrohet edhe mësimi i gjuhës gjermane në të gjitha nivelet e saj, me metodën e mirënjohur “Schritte”.

10 kursantë, kryesisht studentë, kanë mbyllur me sukses nivelin e parë të kësaj gjuhe, pas 2 muaj pune intensive, ku ata përvetësuan njohuritë në disa drejtime të ndryshme të gjuhës gjermane, si në komunikim, dëgjim, shkrim dhe gramatikë gjermane. Sipas rregullave të qendrave të licencuara, kursantët iu nënshtruan provimit përfundimtar që zgjati 90 minuta dhe përbëhej prej 100 pikësh. Vlerësimet përfundimtare të kursantëve ishin të ndryshme nga njëri–tjetri, sipas pikëve të merituara. Stafi përgjegjës pranë AIITC, vlerësoi provimet dhe plotësoi certifikatat e kursantëve.

Tashmë, pas përfundimit të nivelit të parë të gjuhës gjermane, këta studentë arrijnë të prezantohen, apo të prezantojnë të tjerët, të blejnë në dyqan, të përshkruajnë ditën e tyre dhe gjithçka që i takon komunikimit të përditshëm në gjermanisht.
Pas certifikimit, kursantët shprehën dëshirën për të vijuar me nivelin e dytë të gjermanishtes pranë qendrës së gjuhëve të huaja AIITC, sepse, sipas tyre, kjo qendër, përveç mësimdhënies profesionale, ka edhe ofertat më të mira në vend.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2