wrapper

Tiranë, 11.09.2018

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC vazhdon punën e saj intensive me kursantë të niveleve të ndryshme, duke ofruar të gjitha kapacitetet e saj për plotësimin e çdo kërkese të tyre. Kjo qendër e licencuar ka vite që operon në tregun e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, si një domosdoshmëri për brezat e rinj, përballë konkurrencës në tregun e punës.

Ajo zbaton programet dhe metodat bashkëkohore dhe interaktive të mësimdhënies, përmes infrastrukturës moderne dhe një stafi të kualifikuar e me përvojë, kombinuar me çmimet më të mira në treg. Të gjitha këto bëjnë që kjo qendër të ofrojë një standard shumë të lartë në mësimin e gjuhëve të huaja si anglisht, gjermanisht, turqisht dhe arabisht.

Kurset janë përpiluar në mënyrë të atillë, që t'u vijnë në ndihmë të interesuarve për çdo nivel si dhe atyre që kërkojnë intensitet në përvetësimin e gjuhës. Klasat e grupmoshave 10-14 vjeç mësojnë me metodën zbavitëse dhe shumë produktive “Planetino”, ndërsa gjimnazistët dhe studentët mësojnë nëpërmjet metodës “Schritte international”. Pas çdo niveli të përvetësimit të gjuhës, kursantët pajisen me certifikata vlerësimi dhe arritjesh.

Risi e qendrës sonë, prej 2 vitesh, është testimi falas për çdo të interesuar që dëshiron të dijë arritjet e tij në gjuhën gjermane. Pas testimit, ata konsultohen falas me mësuesit e kësaj gjuhe, të cilët mundësojnë gjithçka u nevojitet kursantëve, për t’i ndihmuar me arritjet personale dhe profesionale. Këtë vit është vënë re një interes në rritje për matjen e njohurive përmes këtij testimi që njihet në rang kombëtar.

Përgjatë vitit akademik 2018-2019, Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC do të operojë me paketë ofertash për gjuhën gjermane dhe angleze, kryesisht gjatë sezonit të verës, ku çdo shërbim ofrohet me 50% ulje. Qëllimi ynë është ofrimi i shërbimeve cilësore e të standardizuara, si dhe krijimi i lehtësirave në marrjen e këtyre shërbimeve, sipas kërkesave të komunitetit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2