wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam - Rreth nesh

Veshtrim rreth kulturave - Fjala e drejtorit të AIITC

Dr Ardian Muhaj

AIITC u themelua si nevojë për njohjen, publikimin dhe çuarjen përpara të vlerave të civilizimit dhe kulturës islame. Instituti ynë, me dinamikën e tij, ka dhënë kontribute në shumë fusha të kulturës shqiptare dhe botërore, duke përmbushur misionin e tij njerëzor. Nisur nga ky mision, AIITC ka realizuar veprimtari të shumëllojshme, të mirëpritura dhe që kanë ngjallur interesim. Pjesëmarrja në veprimtaritë tona ka qenë në rritje, duke përfshirë në to studiues të shumë fushave, intelektualë dhe nga qarqet universitare.

Të efektshme kanë qenë lidhjet dhe bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, institutet homologe, universitetet, bibliotekat, masmedian e shoqata kërkimore e kulturore, në trojet shqiptare e më gjerë. Gjithë veprimtaritë tona shkencore, simpoziumet, sesionet, konferencat e seminaret kanë shërbyer si tribuna të prurjeve të informacionit të ri shkencor dhe produkte të penave më të spikatura të letrave shqipe dhe botërore. Botimet tona të rëndësishme si: fjalorët, libra me përmbajtje teologjike, shkencore, letrare, historike, filozofike, revista e buletine kanë përcjellë te lexuesi dije të shumë fushave, të përmasave e niveleve bashkëkohore, si dhe mesazhe morali që më së miri skalitet në zemrat e njerëzve.

Orientuar drejt kulturës shqiptare, janë bërë përpjekje për kontribute e vështrime të reja në vlerat e kësaj kulture dhe të rolit që ajo ka luajtur në hapësirat historike, për krijimin e profilit dhe fizionomisë kombëtare që, nëpërmjet kësaj tradite të trokitet në ndërgjegjen e shqiptarëve. Kultura islame, si sistem vlerash, është pjesë përbërëse e kulturës shqiptare dhe pasuri e formuar historikisht. Në harmoni e në bashkëveprim ndërkulturor, është realizuar formimi shpirtëror i kombit tonë. Kultura islame ka qenë një fill orientues, i epshëm, i cili sipas kohës dhe rrethanave i ka ndihmuar njerëzit të jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin.

Kultura dhe civilizimi islam në trojet shqiptare janë produkte të mendjeve dhe forcave shpirtërore të vetë shqiptarëve. Në përpjekje për të çuar përpara këtë civilizim e këtë kulturë, shqiptarët kanë çuar përpara vetveten dhe botën e tyre shpirtërore. Duke synuar vlerat universale, kultura jonë ka mundur të gjejë pikat e përbashkëta me kulturat e tjera, të afërta apo të largëta, të lindjes apo të perëndimit, të cilat mpleksen e ngjizen në territoret shqiptare. Vështrimi i kulturave, jo në përplasje dhe konflikte, por në vlera e misione të përbashkëta, si ura bashkuese midis popujve e si mesazhe mirëkuptimi e komunikimi ndërnjerëzor, është vizioni ynë. Kulturat ndihmojnë popujt të jetojnë në harmoni, ato janë indikatorët e niveleve të zhvillimeve dhe qytetërimeve.

Instituti ynë është një zë më shumë që, së bashku me të tjerë zëra, rezonon në kulturën shqiptare dhe troket në kulturat botërore. Me vështrim drejt së ardhmes e me vizione të reja e bashkëkohore, jemi në kërkim e zbulim vlerash të akumuluara dhe akoma të pazbuluara të kulturave dhe qytetërimeve. AIITC është në rrugëtim të përhershëm e në ngjitje drejt vlerave universale, për ta vënë kulturën sa më mirë në shërbim të popujve.

Dr. Ardian Muhaj

Drejtor i AIITC

Read more

Bordi Drejtues i AIITC

Faruk Borova

Dr. Faruk BOROVA është Kryetar i Bordit Drejtues të AIITC. U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, pas një përvoje pune 20-vjeçare në industrinë kimike shqiptare, në vitin 1993 mori Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e teknologjisë kimike. Në vitet 1992 – 1993 ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Shtetërore Eksport – Import dhe në vitet 1993 – 1997, ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme duke përfshirë Egjiptin, Libinë, Palestinën, Izraelin, Sudanin, Jordaninë dhe Irakun, me rezidencë në Kajro, të Republikës Arabe të Egjiptit. Autor i librit “Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952” botuar në vitin 2010, nga muaji tetor i vitit 2011 e në vazhdim ka punuar në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam fillimisht si Nëndrejtor e më pas si Kryetar i Bordit Drejtues dhe Përgjegjës i Marrëdhënieve me Jashtë.

  

Dr Ardian Muhaj

Dr. Ardian MUHAJ është drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. U diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dega Histori - Gjeografi. Studimet Master dhe gradën “Doktor” i mbrojti në Universitetin e Lisbonës, Portugali. Në vitin 2008 ishte laureat i çmimit “Costa Veiga”, akorduar nga Akademia Portugeze e Historisë, për monografinë më të mirë në fushën e Historisë së Mesjetës në Portugali. Ka një veprimtari shkencore e studimore të pasur, me mbi tridhjetë artikuj shkencorë dhe kumtesa të botuara në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Hungari, Itali, SHBA, Spanjë, Portugali, Angli e Maltë. Është autor i 3 monografive të botuara dhe polikopjuara, gjithashtu ka përkthyer dhe përgatitur për botim tre libra nga spanjishtja, portugalishtja dhe anglishtja. Mbi njëqind artikuj e punime letrare mbajnë emrin e tij, kryesisht tregime e përkthime nga spanjishtja dhe portugalishtja, opinione, intervista e analiza të botuara në shtyp, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Angli etj. Me kumtesat e tij, dr. Ardian Muhaj ka qenë pjesëmarrës në mbi tridhjetë konferenca, workshope e simpoziume, kombëtare e ndërkombëtare. Aktualisht punon në Institutin e Historisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike të Tiranës dhe është anëtar i Akademisë Portugeze të Historisë në Lisbonë.

 

Ramiz ZekajProf. As. Dr. Ramiz ZEKAJ është themelues dhe anëtar bordi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Ka studiuar Orientalistikë në Fakultetin e Filozofisë, Prishtinë. Më pas ka kryer Institutin e Gjuhëve të Huaja në Medinë (dega Gjuhë Arabe), ku më vonë kreu edhe studimet e larta për Jurisprudencë Islame. Në vitin 1994 është laureuar me gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ka mbajtur leksione në disa universitete e qendra kërkimore, si në Vjenë, Novi Pazar, Sarajevë etj. Prej vitit 2016 e në vazhdim është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, për lëndën: “Zhvillimi i kulturës islame në Ballkan”. Për më shumë se 20 vjet drejtoi Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), me një vizion të qartë e modern. Është autor i një sërë botimesh e artikujsh shkencorë në fusha të ndryshme. Mbështetës dhe anëtar i shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar një nga personalitetet publike më universale islame në trojet shqiptare, në kapërcyellin e shekujve 20-21. Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj aktualisht mban postin e drejtorit të Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), gjithashtu Kryetar i Bordit Administrativ i Institutit Kanadez të Teknologjisë si dhe kryeredaktor i revistës shkencore-kulturore “Univers”. 

 

AluishAlush SARAÇI është anëtar i Bordit Drejtues të AIITC, i cili ka dhënë kontributin e tij me idetë dhe eksperiencën profesionale për vite me rradhë. Alush Saraçi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Më pas ka zhvilluar disa kualifikime dhe trajnime në SHBA për shkencat e ekonomisë. Si ekonomist i niveleve të larta ka dhënë ndihmesa për problemet ekonomike në Shqipëri. Ka drejtuar me aftësi disa institucione të rëndësishme shtetërore duke ndikuar mbarëvajtjen e tyre.

 

xhemal

Xhemal BALLA ka kryer Medresenë e Tiranës e më pas është diplomuar në Institutin Pedagogjik, Fakulteti i Bio-Gjeografisë. Ka ushtruar profesionin e mësuesit prej shumë vitesh dhe për këtë është dekoruar me titullin “Mësues e edukator i dalluar”. Xhemal Balla, si pjesë e Bordit Drejtues të AIITC ka dhënë kontribut në revistën shkencore “Univers”- botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Është autor i disa librave monografikë kushtuar figurave më të shquara islame në Shqipëri. Gëzon një përvojë të pasur shkencore pedagogjike dhe ka qene tepër i suksesshëm në institucionet arsimore të drejtuara prej tij.

 

muharremProf. Dr. Muharrem DEZHGIU është historian dhe studiues i problemeve të historisë së shqiptarëve pas Shpalljes së Pavarësisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në veprimtarinë e tij shkencore mbi 30-vjeçare, prof. Dezhgiu ka zhvilluar studime të specializuara për problemet politike, ushtarake, ekonomike-shoqërore të historisë së shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore; ka dhënë mësime e leksione për studentët dhe pasuniversitarët; ka drejtuar tema diplomash dhe doktoratura; ka marrë pjesë në juri për mbrojtje doktorature si oponent dhe si kryetar jurie; ka recensuar dhe ka bërë redaktime shkencore të botimeve me temë nga kjo periudhë historike; ka marrë pjesë në grupe pune për hartimin e teksteve mësimore; ka marrë pjesë me punimet dhe studimet e tij në dhjetëra konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë në poste drejtuese në Institutin e Historisë dhe aktualisht drejton Qendrën e Enciklopedisë Shqiptare. Prodhimtaria e tij shkencore në fushën e historiografisë numëron 16 libra si autor e bashkautor, si dhe dhjetëra e dhjetëra artikuj shkencore, kumtesa, kritika etj. Prej mesit të vitit 2012, Prof. dr. Muharrem Dezhgiu është anëtar i Bordit Drejtues të AIITC.

 

shaban murati foto

Prof. dr. Shaban Murati, diplomat karriere, është një nga figurat e rralla që i ka rritur vlerat këtij vendi. Ka qenë ambasador, këshilltar i kryeministrit, ministër i diplomacisë shqiptare, akademik, publicist, analist dhe shkrimtar. Ka qenë në poste drejtuese si: Drejtor i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Drejtor i Drejtorisë së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme, Drejtor i Drejtorisë së Prognozës dhe Analizës në Ministrinë e Jashtme, Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Zëdhënës dhe drejtor i Drejtorisë së Shtypit në Ministrinë e Jashtme. Prodhimtaria e tij në fushën e diplomacisë numëron libra, shkrime dhe analiza të shumta të çështjeve ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to. Është vlerësuar me tituj dekorues “Mjeshtër i Madh”, “Çmimi i Karrierës 2012”, “Naim Frashëri” dhe “Fisnikëria e Tiranës” për kontributin e shquar në publicistikën dhe diplomacinë shqiptare. Prej mesit të vitit 2016, Prof. dr. Shaban Murati është anëtar i Bordit Drejtues të AIITC.

 

rEIS mULITA fOTOGRAFI

Dr. Reis MULITA është pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në departamentin e “Politikës, Qeverisjes dhe Komunikimit” si edhe kerkues shkencor në “Qeëndrën e Edukimit për Kërkim Innovacion dhe Teknologji “CERTI, në Universitetin “Marin Barleti”. Ka kryer studimet PhD në Universitetin e Triestes ne Itali dhe ka fituar titullin Doktor i Folozofise (PhD), në disiplinen Sociologji e Territorit, ne programin studimor “Trans-border Policy for Daily Life”(2006-2009). Ka kryer studimet universitare në degën histori gjeografi, studime, studime pas-universitare te certifikuara në menaxhim politik, filozofi dhe studime në programin Master Shkencor në Studime Evropiane. Dr. Mulita zotëron eksperiencë profesionale në fushën e politikave të punëve publike dhe transportit, punës, ceshtjeve sociale dhe emigracionit, sigurimeve shoqërore, të cilat i ka ushtruar gjatë pozicionit në politikbërjë në institucionet e sipërpërmëndura. Eksperienca profesionale e Dr. Mulita edhe fushën e edukimit si mësimdhënës dhe drejtues në shkolla të edukimit te pergjithshem sekondar, në periudhën pas studimeve universitare. Ka marrë pjesë në edukime të konsiderueshme ndërkombëtare, pranë institucioneve të lidhura me veprimtarinë profesionale. Që prej shtatorit të vitit 2017, Prof, Mulita është anëtar i Bordit Drejtues AIITC

Read more

Vështrim drejt kulturave

AIITC u themelua si nevojë për njohjen, publikimin dhe çuarjen përpara të vlerave të civilizimit dhe kulturës islame. Instituti ynë, me dinamikën e tij, ka dhënë kontribute në shumë fusha të kulturës shqiptare dhe botërore, duke përmbushur misionin e tij njerëzor. Nisur nga ky mision, AIITC ka realizuar veprimtari të shumëllojshme, të mirëpritura dhe që kanë ngjallur interesim. Pjesëmarrja në veprimtaritë tona ka qenë në rritje, duke përfshirë në to studiues të shumë fushave, intelektualë dhe nga qarqet universitare.

Të efektshme kanë qenë lidhjet dhe bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, institutet homologe, universitetet, bibliotekat, masmedian e shoqata kërkimore e kulturore, në trojet shqiptare e më gjerë. Gjithë veprimtaritë tona shkencore, simpoziumet, sesionet, konferencat e seminaret kanë shërbyer si tribuna të prurjeve të informacionit të ri shkencor dhe produkte të penave më të spikatura të letrave shqipe dhe botërore. Botimet tona të rëndësishme si: fjalorët, libra me përmbajtje teologjike, shkencore, letrare, historike, filozofike, revista e buletine kanë përcjellë te lexuesi dije të shumë fushave, të përmasave e niveleve bashkëkohore, si dhe mesazhe morali që më së miri skalitet në zemrat e njerëzve.

Orientuar drejt kulturës shqiptare, janë bërë përpjekje për kontribute e vështrime të reja në vlerat e kësaj kulture dhe të rolit që ajo ka luajtur në hapësirat historike, për krijimin e profilit dhe fizionomisë kombëtare që, nëpërmjet kësaj tradite të trokitet në ndërgjegjen e shqiptarëve. Kultura islame, si sistem vlerash, është pjesë përbërëse e kulturës shqiptare dhe pasuri e formuar historikisht. Në harmoni e në bashkëveprim ndërkulturor, është realizuar formimi shpirtëror i kombit tonë. Kultura islame ka qenë një fill orientues, i epshëm, i cili sipas kohës dhe rrethanave i ka ndihmuar njerëzit të jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin.

Kultura dhe civilizimi islam në trojet shqiptare janë produkte të mendjeve dhe forcave shpirtërore të vetë shqiptarëve. Në përpjekje për të çuar përpara këtë civilizim e këtë kulturë, shqiptarët kanë çuar përpara vetveten dhe botën e tyre shpirtërore. Duke synuar vlerat universale, kultura jonë ka mundur të gjejë pikat e përbashkëta me kulturat e tjera, të afërta apo të largëta, të lindjes apo të perëndimit, të cilat mpleksen e ngjizen në territoret shqiptare. Vështrimi i kulturave, jo në përplasje dhe konflikte, por në vlera e misione të përbashkëta, si ura bashkuese midis popujve e si mesazhe mirëkuptimi e komunikimi ndërnjerëzor, është vizioni ynë. Kulturat ndihmojnë popujt të jetojnë në harmoni, ato janë indikatorët e niveleve të zhvillimeve dhe qytetërimeve.

Instituti ynë është një zë më shumë që, së bashku me të tjerë zëra, rezonon në kulturën shqiptare dhe troket në kulturat botërore. Me vështrim drejt së ardhmes e me vizione të reja e bashkëkohore, jemi në kërkim e zbulim vlerash të akumuluara dhe akoma të pazbuluara të kulturave dhe qytetërimeve. AIITC është në rrugëtim të përhershëm e në ngjitje drejt vlerave universale, për ta vënë kulturën sa më mirë në shërbim të popujve.

Dr. Ramiz Zekaj

Drejtor i AIITC

 

Read more

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam

15267538 1347353121966048 3882825915637025616 n

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është institucion i pavarur publik, që ka në fokus ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore islame, përmes kontributit në fushën e shkencës dhe kulturës. U themelua në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës, nr. 143, datë 04. 03. 1996.

Misioni:
Veprimtaria e AIITC bazohet në realizimin e konferencave dhe simpoziumeve shkencore, botimeve, promovimeve e studimeve akademike për çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame mes shqiptarëve. Ky Institut ka bashkëpunim të ngushtë me shumë institucione simotra, vendore e ndërkombëtare, me akademi, institute shkencore shtetërore e private, universitete, shoqata kulturore etj.

Objektivat:
- Të kontribuojë për ruajtjen e vlerave tradicionale kulturore islame te shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit.
- Të publikojë këto vlera në rrugë shkencore, në përqasje me arritjet e kohës, përmes njoftimeve dhe lajmeve on-line, apo botimeve të ndryshme.
- Të vendosë ura lidhëse ndërmjet kulturës së popullit shqiptar, popujve të Ballkanit e më gjerë, në fushat e historisë, të artit, të gjuhësisë, të filozofisë, të shkencës etj.
- Të krijojë kushtet e nevojshme për studimin, ruajtjen dhe regjistrimin e objekteve të kulturës dhe arkitekturës islame.

Vizioni:
Vizoni ynë për të ardhmen është zgjerimi i fushës së veprimit dhe konsolidimi i veprimtarisë sonë, përmes hulumtimit e grumbullimit të materialeve me vlera historike, shoqërore e kulturore, hartimit të monografive dhe përkthimit të literaturës së vjetër e të re, përçuese e filozofisë, qytetërimit dhe të ideve islame. Tashmë AIITC ka krijuar një rreth mjaft cilësor bashkëpunëtorësh në fusha të ndryshme, si historianë, punonjës shkencorë, teologë, artistë, lektorë etj.

Read more

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2