wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), në synimin e tij për të kontribuar pozitivisht në kulturën shqiptare me këndvështrime të reja dhe me prurje të larmishme nga qytetërimi botëror, që nga viti 2012 organizon ciklin e leksioneve "Akademia e AIITC: Popuj dhe kultura", i cili ka në fokus trajtesa të ndryshme nga personalitete të shquar të shkencës, kulturës, artit e shoqërisë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. Deri tani në kuadër të kësaj Akademie janë zhvilluar katër takime, ku kanë referuar personalitete të ndryshme, si shkrimtari sirian me origjinë shqiptare Abdulatif Arnauti, akademiku tunizian Muhamed Sbitli, studiuesi arbëresh At Antonio Belushi etj.

Në këtë kuadër, AIITC organizoi ditën e Premte datë 19 shtator 2014, në Hotel Tirana International takimin e pestë të Akademisë "Popuj dhe Kultura" me tematikë:
"Roli i organizatave humanitare në forcimin e parimeve të punës sociale dhe të dialogut mes popujve të botës".

Në këtë takim morën pjesë diplomatë shqiptarë, diplomatë shqiptarë dhe të akredituar në vendin tonë, përfaqësues organizatash humanitare në Shqipëri etj. Krahas tyre morën pjesë edhe intelektualë e specialistë që kontribuojnë në punën sociale dhe humanitare në dobi të komunitetit. Në aktivitet ishte i ftuar si ligjërues prof. Ihsan Al Tajib, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Islame të Ndihmave (IIRO) me qendër në Arabisë Saudite.

Takimin e hapi Dr. Ramiz Zekaj, i cili bëri një prezantim të përgjithshëm të Akademisë së AIITC "Popuj dhe Kultura", qëllimeve dhe kontributit të saj në kulturën shqiptare. Gjithashtu ai prezantoi një jetëshkrim shkurtër të Prof. Ehssan Taieb dhe IIRO si organizatë humanitare në dobi të komuniteteve në nevojë. Pas prezantimit për të pranishmit u shfaq një raport filmik rreth veprimtarisë humanitare të IIRO për vitin 2014.

Më pas e mori fjalën prof. Ehssan Saleh Taieb, i cili e ndau ligjëratën e tij në dy pjesë. Në pjesën e parë bëri një përshkrim të shpejtë të IIRO, qëllimeve, strukturës administrative dhe të punës së kryer ndër vite. Ndërsa në pjesën e dytë prof. Ehssan Taieb shpjegoi parimet bazë të punës humanitare dhe ndikimit që ky mision ka në zhvillimet sociale.

Më tej ai bëri një historik të punës humanitare që ka zhvilluar Mbretëria e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, ku përshkroi etapat e zhvillimit të saj në sasi dhe cilësi. Në fjalën e tij ai ceku kontributin e qeverisë së Arabisë Saudite në mbështetjen e punës humanitare dhe bashkëpunimin e saj me institucione ndërkombëtare dhe rajonale për të arritur sukses në mbulimin e nevojave humanitare të sa më shumë shoqërive në nevojë.

Pas ligjëratës së prof. Ehssan Saleh Taieb, fjalën e mori dr. Ramiz Zekaj, i cili u dha një hapësirë të lirë për pyetje nga auditori i pranishëm. Mysafiri iu përgjigj secilës prej tyre, duke dhënë sqarime të nevojshme. Një nga pyetjet ishte se si ndikon puna e organizatave humanitare në përcjelljen e imazhit dhe të kulturës së vendit të origjinës, tek popujt përfitues nga kjo punë humanitare. Në përgjigje të kësaj pyetje, prof. Ehssan Saleh Taieb tha se IIRO i trajnon punonjësit e saj që të përvetësojnë etikën profesionale të punës dhe moralet e larta, me qëllim që krahas përcjelljes në mënyrë të suksesshme të ndihmave humanitare në shoqëritë në nevojë, ata të përcjellin edhe mesazhin hyjnor për shoqëritë përfituese.

Një pyetje tjetër ishte se cilat janë projektet e IIRO për Shqipërinë. Në përgjigje të saj ai shtoi se IIRO ka vendosur një plan strategjik 20 vjeçar për të qenë njëra ndër tre organizatat humanitare më të mira në bota për ndërhyrjen e shpejtë në zonat e krizave humanitare. Në këtë kuadër,- shtoi ai-, organizata po studion rajonin e Ballkanit, për të parë nevojat dhe mënyrat e mbështetjes dhe të mbulimit të tyre me projekte humanitare.

Në sfond të këtij aktiviteti, AIITC dhuroi për të pranishmit nga një kopje të Kuranit të përkthyer kuptimet e tij në gjuhën shqipe. Në fund të pranishmit falënderuan prof. Ehssan Saleh Taieb për ligjëratën e tij të pasur me informacion dhe sqarime të dobishme rreth veprimtarisë humanitare. Pastaj diskutimet vazhduan në mënyrë miqësore dhe të hapur në koktejin e organizuar nga AIITC me këtë rast.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family