wrapper

Për herë të parë vjen në Shqipëri zbuluesi i piramidave të Bosnjes, Dr.Semir Osmanagich, i cili prezantoi faktet shkencore që hedhin dritë mbi ekzistencën shumëshekullore të këtyre piramidave dhe asaj çfarë fshihet nën to.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), në synimin e tij për të kontribuar pozitivisht në kulturën shqiptare me këndvështrime të reja dhe me prurje të larmishme nga qytetërimi botëror, që nga viti 2012 organizon ciklin e leksioneve "Akademia e AIITC: Popuj dhe kultura", i cili ka në fokus trajtesa të ndryshme nga personalitete të shquar të shkencës, kulturës, artit e shoqërisë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Me 23 tetor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt referimi shkencor me temë: "Zbulimi i luginës së piramidave në Bosnje ndryshon historinë", i organizuar në kuadër të takimit të radhës të Akademisë "Popuj dhe Kultura" nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) në bashkëpunim me Fondacionin "Piramida e Diellit" në Bosnje.

Referimi i arkeologut dhe zbuluesit Dr.Semir Osmanagich ngjalli interesin e një publiku të gjerë, që përbëhej nga akademikë, studiues, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të medies e shoqërisë civile dhe studentë nga universitete të ndryshme në vend.

Ky referim i hapur për publikun shqiptar vjen pas takimit që Dr.Osmanagich mbajti një ditë më parë me historianë, arkeologë e specialistë të fushës në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, takim në të cilin u diskutuan dhe shqyrtuan tezat shkencore të historisë së piramidave të Bosnjes. Studimi mbi ekzistencën e këtyre piramidave është konsideruar si zbulimi më i rëndësishëm e më i madh arkeologjik i shekullit.

Siparin e aktivitetit e çeli drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), Dr. Ramiz Zekaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij zbulimi, që pritet të sjellë riformatizimin e historisë së Ballkanit, Europës dhe më gjerë. Ai falënderoi Dr. Semir Osmanagich për të dhënat interesante, të mbështetura në fakte të pakundërshtueshme, ku shpjegohen jo vetëm specifikat e këtyre piramidave, por edhe dukuritë antropologjike dhe energjetike që i rrethojnë ato.

Më tej fjalën e mori profesor Semir Osmanagich, i cili për më shumë se dy orë bëri me dije se piramidat janë zbuluar në vitin 2005, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë dhe ai deri më sot ka vazhduar punën e tij për të vërtetuar egzistimin e tyre por edhe duke zbuluar shumë element të ri arkeologjik që konfirmojnë prezencen e Piramidave në Visoko dhe lashtësin e tyre.

Arkeologu Osmanagich tha se piramidat e Bosnjes nuk janë vetëm piramidat e para në Europë, më të mëdhat në planet por ato janë më të vjetrat në botë, konkretisht piramida e "Diellit" e cila është e lartë 220 metra. Pesë piramidat e zbuluara në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës, Tokës, piramida e Dragoit dhe Dashurisë datojnë 12.350 vjet më përpara.

Gjithashtu, ai tha se materialet e piramidave janë analizuar në gjashtë institute të ndryshme dhe rezultati ka qenë i njëjtë: materiali është artificial, i krijuar nga njeriu. Por ai njëherësh u shpreh se nuk ka qenë një punë e lehtë për të arritur në këtë konkluzion. Osmanagich theksoi se është hasur me vështirësi të ndryshme, por kjo nuk e ka penguar që ai të vijonte me punën e tij për të sjell lajmin që do të shkaktojë rishikimi e historisë së Ballkanit.

Në mbyllje të aktivitetit të pranishmit shfaqën interes dhe kureshti në lidhje me këtë zbulim shkencor, duke i drejtuar pyetje të ndryshme arkeologut Semir Osmanagich, i cili përmes materialeve filmike dhe dëshmive shkencore iu përgjigj të gjitha pyetjeve e çështjeve të ngritura për diskutim.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family