wrapper

Muajin e Ramazanit besimtarët muslimanë e përjetojnë me shumë emocione, duke ndarë së bashku mesazhe jetësore, përmes shtimit të lutjeve dhe adhurimeve ndaj Zotit. Këtij qëllimi i shërben jo vetëm frekuentimi i xhamive dhe leximi i Kuranit, por edhe programet e posaçme televizive e radiofonike, që i shoqërojnë agjëruesit gjatë gjithë ditës, duke i dhënë informacione rreth fesë islame, mirësive dhe rregullave të agjërimit dhe me lexime mjaft interesante nga Kurani dhe Suneti (hadithet profetike).

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam e ka përcjellë këtë muaj të begatë, përmes një programacioni të veçantë në Radio Kontakt, ashtu si çdo vit. Programi nis me thirrjen e ezanit, lajmëtarit për çeljen e syfyrit nga agjëruesit. Më pas, dëgjuesit i shoqëron emisioni “Reflektime Ramazani”, që për 29 ditë me radhë sjell për dëgjuesin interpretimin e serisë së librave të xhepit, të botuara nga AIITC në vitet 2008-2009. Reflektime shoqërore gjatë Ramazanit, Ngazëllimet e shpirtit, Devotshmëria, Pesë rregulla dhe mënyra praktike për përjetimin e lutjeve, Qetësia e shpirtit, Predikimi në ditët e sotme etj., janë disa nga libërthat me informacione mjaft interesante dhe të nevojshme për jetën e çdo besimtari.

Po kështu, një tjetër cikël emisionesh që nxit meditimin dhe ushqimin e shpirtit të besimtarëve, është edhe “Lexime të përzgjedhura” , interpretuar nga Selman Prroj. Ky emision është frymëzuar nga botimet më të mira të AIITC ndër vite, duke nisur me librin “Leximi i mendjes së muslimanit”, i autorit Hassan Hathout. Ky libër është ajo çka i duhet besimtarëve sot, një këndvështrim i “kohëve moderne” mbi Islamin mes dy kulturave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit. Edhe pas Muajit të ramazanit, emisioni “Lexime të përzgjedhura do të vazhdojë rrugëtimin e tij me të tjerë tituj librash nga autorë të mirënjohur, të përzgjedhur nga botimet e AIITC.

Gjithashtu, AIITC ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale si Facebook, Web, Instagram, Twiter etj., për të shpërndarë informacionin e nevojshëm mbi veprimtaritë e veta. Të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë këtij muaji nga Instituti, janë pasqyruar më së miri në këto rrjete, duke u ofruar të gjithëve një informacion të bollshëm dhe në kohë të shpejtë. Ndjekësit e këtyre rrjeteve kanë pasur mundësinë që çdo ditë të lexojnë pjesë të shkëputura nga disa prej botimeve fetare të AIITC, në veçanti për agjërimin dhe Ramazanin. Po kështu, në to janë pasqyruar edhe të gjitha iftaret që AIITC ka realizuar në të gjitha xhamitë e ndërtuara prej saj në çdo cep të Shqipërisë. Vit pas viti, ky program do të konsolidohet edhe më tej, duke synuar zgjerimin e njohurive dhe thellimin e dijes mbi fenë islame.

Të gjitha këto fakte autori mundohet t′i shqyrtojë nën dritën e së vërtetës, duke dashur të përforcojë idenë se qytetërimi botëror sot duhet të njohë dhe të vlerësojë kontributin e botës muslimane për zhvillimin e njerëzimit paralelisht me ngritjen e tij shpirtërore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2