wrapper

Në kuadër të ekspozitës Mrekullitë Shkencore të Kuranit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në ditën e katërt të saj ,zhvilloi ligjëratën me temë "Masat Profilaktike dhe Normat e Pastërtisë në Islam"

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, nën ligjërimin e Prof. dr. Bedri Bylyku qytetarë, studentë dhe vizitorë të ndryshëm të ekspozitës u njohën me normat e pastërtisë të parashikuara në ligjet islame por njëherazi të vërtetuara edhe nga shkenca.

Sipas Prof. Dr. Bylykut, mjekut të njohur të specializuar në fushën e Turbekulozit koncepti islam për pastërtinë paraqet një sistem mahnitës rregullash që inkorporohet në të gjitha aspektet e jetës, është emergjencë e jetës islame në nivelin individual dhe atë shoqëror.

Në shumë nga tekstet e Shpalljes Hyjnore pastërtia trupore dhe shpirtërore vihet në spikamë. Islami është një shembull unik për theksimin e pastërtisë dhe për mënyrën e trajtimit të saj. Përderisa tek të tjerët pastërtia është vetëm një prej atributeve të preferuara, Islami këmbëngul në domosdoshmërinë e saj dhe lidhshmërinë me besimin. Pastërtia është pjesë esenciale e jetës islame dhe kuptimi i saj shkon përtej limiteve të koncepteve sipërfaqësore të pastërtisë konvencionale.

Nën referimin e Dr. Bylykut u theksua se parimet islame të pastërtisë janë në korrelacion të plotë me normat më precize të mjekësisë preventive dhe asaj terapeutike. Sheriati islam me rregullat e pastërtisë është shumë para sistemeve të ndryshme të shëndetësisë në të kaluarën dhe në të tashmen.

Në fund të ligjëratës, të pranishmit drejtuan një varg pyetjesh të cilave mjeku i nderuar iu përgjigj duke e ndërlidhur edhe me eksperiencën vetjake e profesionale të tij. Pas ligjëratës të pranishmëve iu dhuruan botimet e fundit të AIITC dhe njëherazi ata vizituan ekspozitën e cila do të vazhdojë të jetë e hapur deri më datë 24 prill 2015.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2