wrapper

Tiranë, 26.09.2017

Në mjediset e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam u mblodh Bordi Drejtues, i përbërë nga emra të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare, për të miratuar disa ndryshime në përbërjen e tij dhe për të analizuar veprimtarinë e gjashtëmujorit të parë të AIITC si dhe planet e projektet në të ardhmen. Fjalën e hapjes e mori Kryetari i Bordit, Dr. Faruk Borova i cili përshëndeti kolegët dhe prezantoi rendin e kësaj mbledhjeje.

Pas këtij prezantimi anëtarët e Bordit shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e vyer që i ka dhënë këtij Instituti Prof. dr. Hasan Çipuri, i cili për arsye shëndetësore nuk mundi të jetë i pranishëm në mbledhjen e rradhës së Bordit drejtues. Për të zënë vendin e lënë vakant prej tij, Kryetari i Bordit propozoi kandidaturën e prof. dr. Reis Mulita, i njohur si pedagog i mirënjohur dhe kërkues shkencor në disa fusha. Pas diskutimeve, kandidatura e tij u miratua me konsensus të plotë nga të gjithë anëtarët e bordit drejtues.

Me plotësimin e numrit të anëtarëve, siç e kërkon statuti i AIITC-së, Bordi Drejtues mori në analizë veprimtarinë e Institutit për periudhën e 6 mujorit të parë Janar-Qershor 2017, duke dhënë vlerësimet dhe vërejtjet përkatëse. Më tej mbledhja shqyrtoi planin e punës për zhvillimin e veprimtarive dhe aktiviteteve deri në fund të vitit 2017.

Në takim diskutuan Drejtori Ekzekutiv i AIITC-së, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj dhe anëtarët e tjerë të këtij bordi, prof. dr. Muharrem Dezhgiu, prof. dr. Shaban Murati, z. Xhemal Balla dhe z. Alush Saraçi. Pas propozimeve dhe sugjerimeve të anëtarëve, u miratua edhe plani i veprimtarive në vazhdim.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2