wrapper

Shkodër, më 19.01.2017

Në kuadër të promovimit të vlerave qytetëruese të besimit islam, AIITC në bashkëpunim me Myftininë e rrethit Shkodër organizoi në “Xhaminë e dy Vajzave”, një mbrëmje kulturore me temë: “Përjetime dhe mesazhe profetike: Lehtësoni, mos vështirësoni!”. Kjo veprimtari mblodhi një numër të madh besimtarësh dhe figurash të rëndësishme të jetës fetare në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj. I ftuar i veçantë ishte studenti nga Kosova, Besian Morina, i njohur për interpretimin melodioz të poezive fetare dhe vargjeve kuranore.

Në fjalën e rastit, Myftiu i zonës së Shkodrës, imam Muhamed Sytari u përqendrua te rëndësia e aktiviteteve të tilla me natyrë kulturore e shpirtërore, të cilat kontribuojnë në promovimin e vlerave dhe mësimeve të drejta islame jo vetëm mes individëve që frekuentojnë xhaminë, por edhe për komunitetin përreth saj. Më tej fjalën e mori Myftiu i Malësisë së Madhe, z. Edmir Ismalaj, i cili mbajti një leksion me temë: “Lehtësoni, mos vështirësoni!”, ku u ndal në rëndësinë e njohjes së parimeve lehtësuese të Islamit dhe praktikimit të tyre.

Në vazhdimësi studenti Besian Morina këndoi para të pranishmëve një varg poezish me motive të përshpirtshme. Aktiviteti u mbyll me koktejin e përgatitur për të pranishmit, pas të cilit u shpërndanë një numër botimesh të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2