wrapper

Tiranë, 26.03.2018

Në veprimtarinë e tij shumëvjeçare, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka zhvilluar marrëdhënie të suksesshme bashkëpunimi me personalitete të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Një nga këta personalitete është edhe doktori i shkencave mjekësore nga Arabia Saudite, dr. Sameer Khatiri. I njohur si pedagog dhe kirurg me përvojë në vendin e tij, ai është njëherësh edhe admirues i kulturës islame, që ndjek zhvillimet e saj nëpër botë.

Interesi i tij në fushën e arkitekturës dhe literaturës islame ka bërë që, prej disa vitesh, të vendosë kontaktet me AIITC duke shprehur dëshirën për të kontribuar në realizimin e disa projekteve në këtë drejtim. Në shenjë vlerësimi për këtë kontribut, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit i akordoi atij Certifikatën e Anëtarit të Nderit, në një ceremoni të thjeshtë të organizuar në mjediset e tij.

Në Institut Dr. Khatiri u prit nga stafi, disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe Kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova. Fillimisht miku i nderuar u njoh me bashkëpunëtorët e Institutit mjekun prof. dr. Bedri Bylyku, ambasadorin Sulejman Tomçini dhe shkrimtarin Xhevahir Lleshi, duke shkëmbyer me ta mendime e konsiderata mbi veprimtarinë e AIITC. Më pas atij iu dorëzua Certifikata e Anëtarit të Nderit, me motivacionin: “Mirënjohje e sinqertë për kontributin e tij të madh në fushën e dijes dhe filantropisë”.

Nëpërmjet kësaj certifikate, dr. Khatiri u deklarua anëtar nderi i Institutit AIITC dhe, si rrjedhojë, atij i janë dhënë të gjithë të drejtat e kësaj anëtarësie, duke synuar një bashkëpunim serioz në të ardhmen, në fushën e studimeve shkencore e më gjerë.

Nga ana e tij dr. Khateery shprehu kënaqësinë e veçantë për nderin që iu bë nga Instituti dhe premtoi se do të jetë pjesë e projekteve të tij në vazhdimësi, pavarësisht largësisë së tij nga pikëpamja gjeografike.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2