wrapper

Workshop

Sarajevë, 26-27 Qershor 2018

Qendra për Studime të Avancuara në Sarajevë, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Bosnjë – Hercegovinë, Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam si dhe Institutin për Kërkime të Teksteve Mësimore Ndërkombëtare “Georg Eckert” në Gjermani organizojnë workshop-in me titull "Tekstet mësimore për shkollat fetare në Europën Juglindore", i cili synon përmirësimin e aftësive për hartimin e teksteve mësimore.

Qëllimi i këtij workshop-i është të bashkojë studiues nga Ballkani, kërkues shkencorë, mësues, autorë aktualë dhe të ardhshëm tekstesh mësimore fetare, për të diskutuar çështjet, sfidat dhe mundësitë e shkrimit të këtyre teksteve në kontekstin europian. Kjo ngjarje synon gjithashtu të shqyrtojë konceptet dhe objektivat e teksteve Islamike, pozitën e këtyre teksteve në Institucionet Arsimore Publike, si dhe të kërkojë risi të mëtejshme në nxënien dhe dhënien e mësimeve sipas tyre.

Fokusi i këtij workshop-i do të jetë mbi metodat e ndryshme të mësimdhënies dhe trajtimit të fesë në tekstet mësimore mbi edukimin fetar. Përveç kësaj, në këtë workshop do të diskutohet trajtimi i diversitetit fetar në tekstet mësimore të cilat reflektojnë ide të civilizimit, kohezionit social dhe larmisë shoqërore në drejtime specifike të rëndësishme. Workshop-i gjithashtu ka për qëllim të promovojë dialogun mbi reformën arsimore dhe rishikimin e teksteve mësimore në rajon, të krijojë lidhje me projektet e mëparshme të realizuara nga Instituti “Georg Eckert“ në këtë fushë, si dhe të sigurojë një hapësirë për zhvillimin e ideve për bashkëpunime të mëtejshme në kërkime shkencore.

Ky workshop do të adresojë një sërë pyetjesh në lidhje me studimet fetare, kërkimet shkencore të teksteve mësimore dhe diversitetit arsimor: Cilat interpretime konkurruese fetare bëjnë pjesë në tekstet mësimore? A egzistojnë ndryshime ndërmjet koncepteve pedagogjike (Islamike) në kontekste shumice dhe pakice ose ndryshime ndërmjet mësimit Islam dhe mësimdhënies rreth Islamit? Çfarë informacioni përhap media arsimore rreth morisë, praktikës dhe përkatësisë fetare dhe çfarë ndryshimesh shfaqen në këtë përmbajtje?

Pjesa e parë e workshop-it do të konsistojë në përkufizimin e standarteve të përgjithshme të cilësisë së teksteve mësimore: struktura e tekstit mësimor, përmbajtja e programeve mësimore të teksteve, skicimi didaktik i teksteve, gjuha e tekstit dhe karakteristikat e mjeteve të komunikimit në të cilat tekstet mësimore janë realizuar. Workshop-i do të paraqesë një analizë të standarteve të cilësisë duke përfshirë standartet e kompleteve të teksteve mësimore, standartet e njësive tematike, standartet e përmbajtjes, standartet e skicimit didaktik si dhe standartet e gjuhës së këtyre teksteve mësimore.

Pjesa e parë gjithashtu do të konsistojë në kontekstet politike, arsimore dhe shoqërore në të cilat tekstet mësimore janë prodhuar, si dhe metodat e ndryshme didaktike të tyre. Kjo gjithashtu do të ilustrohet duke u fokusuar në aktivitetet ndërkombëtare të rishikimit të teksteve mësimore dhe perspektivës arsimore ndër-kulturore. Në pjesën e dytë të workshop-it do të prezantohen dhe diskutohen mësime që duhet të nxihen nga raste studimore të ndryshme. Këtu gjithashtu do të përfshihet një seancë aktive për të përshtatur dhe ushtruar metoda të ndryshme.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2