wrapper

Deklarata dhe kërkesa për mësimin gradual të gjuhës arabe nëpër institucionet arsimore në shtetet e Bashkimit Europian.Kjo ishte konferenca e shtatë e zhvilluar në Lilë të Francës, e cila në fokus kishte rëndësinë e mësimit të gjuhës arabe në Europë.

Në përfundim të punimeve të kësaj konference u propozua ngritja e një institucioni ndërkombëtar për mësimin e gjuhës arabe për jo-folësit e saj dhe koordinimin e instituteve dhe qendrave të veçanta të mbështetura dhe financuara,apo ngritura nga Fondi i Investimeve Universitare të Universitetit "Muhamed bin Saud" në Riad të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Përfaqësuesit e Universiteteve dhe institucioneve të ndryshme pjesëmarrëse në konferencë, u porositën dhe këshilluan për krijimin e sektorëve shkencorë (mësimorë), laboratorëve dhe qendrave kërkimore, më qëllim zhvillimin dhe avancimin e gjuhës arabe për jo-folësit e saj, në përputhje me kornizën e përbashkët të referencës për gjuhët.

Propozimi për mësimin gradual të gjuhës arabe, erdhmi me qëllim, që ajo të jetë një gjuhë aktive dhe prezente në institucionet arsimore në shtetet e bashkimit europian Gjithashtu u vu theksi tek politika e diversitetit gjuhësor dhe kulturor të këtyre shteteve.

Konferenca vlerësoi programin e mësimit të gjuhëve dhe kulturave origjinale, si dhe përforcoi domosdoshmërinë e mbështetjes, pasurimit dhe rinovimit të këtij programi, në mënyrë që t'iu përgjigjet kritereve të kornizës së përbashkët evropiane të referencës për gjuhët.

Organizatorë të kësaj konference ishin: ISESCO, Ministria e ngarkuar për emigrantët dhe Instituti Ibn Sina për Shkenca Humanitare në qytetin e Lilës. Në të u trajtua çështja që ka të bëjë më mënyrat dhe rrugë për zhvillimin e mësimit të gjuhës arabe brenda kornizës së përbashkët europiane për gjuhët. Në këtë konferencë morën pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga 25 shtete të ndryshme.

ISESCO-n e përfaqësoi në këtë konferencë Dr.Abdul Ilah bin Arafe, ekspert për politikën kulturore dhe diversitetin kulturor, në drejtorinë e kulturës dhe komunikimit.

Vlen të theksohet se konferenca u organizua nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Parlamentit Europian, gjë e cila tregon për rëndësinë që i është dhënë aktualisht nga vendet europiane çështjes së mësimit të gjuhës arabe.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family