wrapper

Drejtori i AIITC Dr. Ramiz Zekaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së "Muraseles" – Emërimit të Myftiut të ri të Serbisë, Dr. Mevlud Dudiç.

Më dt. 19.02.1965, në Novi Pazar u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Myftiut të ri të Serbisë, Dr. Mevlud ef. Dudiç ku në një manifestim festivo – akademik u bë dhënia e Muraseles (emërimit juridik islam) nga Myftiu i Bosnjës, Husein ef. Kavazoviç.

Në këtë aktivitet morën pjesë intelektualë, besimtarë të shumtë, por edhe përfaqësues nga shumica e Bashkësive Islame dhe Myftijve të Ballkanit.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj i përcolli Dr. Dudiçit urimet e Bordit Drejtues të AIITC, të intelektualëve dhe besimtarëve nga Shqipëria, të cilët te figura e Dudiç shohin liderin, i cili do të drejtojë me mençuri Bashkësinë Islame të Serbisë, duke u bërë mbështetës i nismave të bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtjeshëm të kulturës islame në Europën Lindore, por edhe më gjerë.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family