wrapper

15 – 16 maj 2017 – Abu Dhabi

Në datat 15-16 maj 2017 në Abu Dabi u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për dënimin me ligj të Terrorizmit Kibernetik, ku morën pjesë lider botërorë, politikanë, diplomatë, personalitete të medias, udhëheqës shpirtërorë, akademikë, drejtues të qendrave të mendimit dhe studimeve strategjike, blogjesh të njohura në nivel rajonal e ndërkombëtar etj.

Kjo konferencë është një forum i organizuar nën mbikqyrjen dhe kujdesin e Minisitrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në ceremoninë e punimeve të konferencës, pjesëmarrësve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse dhe Kryetari i Komitetit Organizativ të Konferencës, Dr. Ali Rashid Al Noaimi, duke vënë në dukje se kjo ngjarje është e para e këtij lloji në Rajon dhe me një pjesëmarrjes të lartë të këtij profili për shkak të natyrës së agjendës së saj.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte gjetja e një kornize e cila balancon të drejtat themelore të njeriut me përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër terrorrizmit kibernetik, ku gjatë dy ditëve u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me tre tematikat kryesore: Terrorizmi kibernetik dhe shtetet që e mbështesin atë; Ekstremizmi i dhunshëm dhe mënyrat e përballjes me të; Dënimi nga ana e OKB i ofendimit të feve dhe çfarë do të ndodhë pas tij, etj.

Krahas shumë qendrave kulturore e shkencore në nivel ndërkombëtar, në këtë konferencë mori pjesë dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam AIITC, i cili u përfaqësua me drejtorin e tij, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj.

Konferenca u përqendrua në zhvillimin e qasjeve praktike duke avancuar bashkëpunimin midis organizatave dhe institucioneve kundër terrorizmit kibernetik, duke u bërë thirrje qendrave kulturore dhe organizatave islame për të portretizuar imazhin e moderuar dhe tolerant të Islamit dhe për të korrigjuar imazhin e tij në media, në programet mësimore shkollore dhe në institucione të tjera. Gjithashtu u vunë në pah metodat më të mira për të iniciuar një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore ndërkombëtare në këtë fushë.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2