wrapper

Tiranë, 24.06.2019

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka nisur kurset verore intensive të edukatës islame në 22 xhamitë dhe Qendrat social-kulturore, në disa qytete e fshatra të vendit si Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe etj... Pas përfundimit me sukses të vitit shkollor 2018-2019, fëmijët e pritën me gëzim ardhjen e sezonit të verës, jo vetëm për argëtimin që ofron kjo stinë, por edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në kurset verore, ku ata përfitojnë një eksperiencë të vyer, që do t′u shërbejë gjatë gjithë jetës.

Pajisja e fëmijëve me edukatën e bukur islame është qëllimi i këtyre kurseve që ofrohen falas, ku marrin pjesë me qindra fëmijë të moshave 6-14 vjeç, të cilët zgjerojnë njohuritë e tyre në mësimet bazë të Islamit, si Histori profetike, Kurani Fisnik, Hadith, Fikh etj. Mësuesit profesionistë të këtyre qendrave praktikojnë programe bashkëkohore dhe shfrytëzojnë një literaturë të pasur fetare, shumica e të cilave janë botime të AIITC.

Si çdo vit, pjesë e kurseve verore janë edhe aktivitetet social-kulturore, edukative dhe sportive, ku fëmijët kanë mundësinë të udhëtojnë në shumë vende turistike, marrin pjesë në lojëra të ndryshme sportive dhe bëjnë shëtitje në natyrë. Të gjitha këto aktivitete synojnë t′i japin më shumë larmi pushimeve të fëmijëve, të cilët shpesh nuk dinë si t′i kalojnë 3 muajt e verës. Kjo është një zgjidhje mjaft e mirë edhe për prindërit që, në këtë mënyrë, u ofrojnë fëmijëve të tyre mundësi argëtimi dhe edukimi, pa shpenzuar asgjë nga të ardhurat e tyre familjare, falë mbështetjes financiare të AIITC për këto Qendra social-kulturore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2