wrapper

Kavajë, 15.06.2019

Pas një muaji të begatë agjërimi, ku fëmijët dhanë shembullin më të mirë të përkushtimit dhe besimit të sinqertë, drejtuesit e Qendrës social-kulturore Gërmenj menduan t′i gëzojnë ata me një udhëtim mjaft argëtues në bregdetin e Spilles. Nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam dhe të mësuesve të kësaj qendre, fëmijët e kursit të edukatës islame shijuan momente të paharruara. Në këto ditë të nxehta vere, ky ekskursion ishte gjithçka që u duhej këtyre fëmijëve, për t′u ofruar një ditë ndryshe, plot surpriza dhe argëtim, nën freskinë e detit dhe ajrit të pastër të pishave.

Ishin rreth 60 fëmijë, 30 djem e 30 vajza, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, të cilët kishin përgatitur një program mjaft argëtues, si larja në det, lojëra të ndryshme mes fëmijëve, një drekë e shijshme me gatime të bëra nga vetë ata, si dhe një bisedë e shkurtër me këshilla fetare. Fëmijët nuk harruan që këto momente t′i fiksonin në foto të shumta grupi. Por ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte përkushtimi i fëmijëve për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit përreth. Të gjithë së bashku, ata pastruan ambientin nga mbetjet plastike që fatkeqësisht kanë pushtuar disa pjesë të bregdetit shqiptar.

Qëllimi i këtij ekskursioni ishte, në një farë mënyre, shpërblimi i kursantëve agjërues, argëtimi i tyre, njohja me vendet turistike, por edhe ndërgjegjësimi i fëmijëve për rolin e rëndësishëm që ata kanë në ruajtjen dhe promovimin e turizmit shqiptar.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2