wrapper

Qendrat social–kulturore të ngritura në zona të ndryshme të vendit, nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, vazhdojnë aktivitetin e tyre edukues dhe social, edhe gjatë pushimeve verore. Përveç kurseve intensive të edukatës islame, veprimtarive social-kulturore dhe ekskursioneve të ndryshme në disa nga vendet turistike më të bukura të Shqipërisë, në këto qendra fëmijët po marrin njohuri mbi gjuhën angleze, si një nga kërkesat bazë për punësimin e tyre në të ardhmen.

Gjatë sezonit të nxehtë të verës, shumë prindër janë në dilemë, se si do ta kalojnë kohën e lirë fëmijët e tyre dhe këto kurse janë zgjidhja më e mirë. Aktualisht, pranë Qendrës social-kulturore Baldushk, rreth 50 fëmijë të moshave shkollore, 6-14 vjeç, po frekuentojnë dy nivele të gjuhës angleze, duke përdorur metoda bashkëkohore dhe interaktive të mësimdhënies. Qëllimi kryesor i tyre është motivimi i të rinjve për mësimin e gjuhëve të huaja, ku anglishtja zë vendin e parë. Mësuesit e kualifikuar dhe kushtet komode të klasave e bëjnë edhe më tërheqëse orën mësimore, ku fëmijët kanë mundësinë të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglisht, por edhe të përsërisin njohuritë e fituara gjatë një viti, në mënyrë që ta kenë më të lehtë rikthimin në bankat e shkollës.

Pas përfundimit të çdo niveli, kursantët i nënshtrohen një testimi për të provuar njohuritë që kanë përfituar, pastaj pajisen me certifikata aftësie dhe përgatiten për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Prej vitesh, Qendrat social-kulturore të AIITC kanë trajnuar breza të tërë fëmijësh, nëpërmjet kurseve të gjuhëve të huaja, kurseve profesionale apo kurseve të edukatës islame, duke kontribuuar kështu, në formimin intelektual të brezit të ri.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2