wrapper

Rrogozhinë, 22. 09.2019

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Qendra social-kulturore “Dar Al-Nur” në Rrogozhinë zhvilloi një aktivitet me fëmijët e kurseve dhe dy psikologe të nderuara, lidhur me emocionet e përjetuara nga fëmijët në ditët e para të shkollës dhe krijimin e marrëdhënieve të ngushta mes mësuesve dhe nxënësve.

Zonja Anjeza Proshka, psikologe në shkollën “Qamil Gjuzi” të Rrogozhinës me kumtesën e saj “Harmonizimi i marrëdhënieve në trinomin mësues-nxënës-prindër”. foli mbi harmonizimin e marrëdhënieve të trinomit mësues-nxënës-prindër. Sipas saj, krijimi i një marrëdhënieje të drejtë mes tyre është çelësi i suksesit të arsimit parauniversitar. Për këtë, një rol të rëndësishëm duhet të luajnë prindërit, të cilët duhet të jenë sa më bashkëpunues dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre.

Ndërsa znj. Rexhina Memolla, psikologe e shkollës së mesme “Haxhi Qehaj”, në ligjëratën e saj “Roli i shkollës në krijimin e personalitetit të fëmijës”, theksoi rolin e shkollës në krijimin e personalitetit të fëmijëve. Edhe pse edukata e mirë fillon në gjirin e familjes, personaliteti i një fëmije fillon të krijohet në bankat e shkollës. Sipas saj, janë mësuesit ata që duhet të nxjerrin në pah aftësitë dhe prirjet e nxënësve, që do të shërbejnë si pikë referimi për të ardhmen e tyre.

Gjatë këtij takimi, fëmijët patën mundësinë që t′u drejtonin edhe pyetje dy psikologeve, lidhur me shqetësimet dhe paqartësitë e tyre mbi rëndësinë e arsimimit, përshtatjen me institucionin shkollor, krijimin e marrëdhënieve reciproke mes nxënësve, menaxhimin e emocioneve etj. Ky aktivitet u mbështet nga Departamenti i Mualimëve pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, me qëllim mbështetjen morale dhe psikologjike të brezit të ri në rrugën e gjatë të dijes.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2