wrapper

Tiranë, 05.09.2019

Qendra social-kulturore Baldushk ka çelur sezonin e ri të kurseve të gjuhës angleze, për fëmijët e moshave shkollore, 6-15 vjeç. Në këto kurse janë regjistruar gjithsej rreth 30 fëmijë, të ndarë në dy klasa, që ndjekin përkatësisht nivelin e dytë dhe nivelin e tretë të anglishtes. Deri tani këto kurse kanë rezultuar të suksesshme dhe kërkesat për t′u regjistruar në to janë gjithnjë e në rritje.

Mësues të kualifikuar ofrojnë metoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke u krijuar fëmijëve mundësinë për të përmirësuar aftësitë komunikuese në gjuhën angleze. Në këto programe trajtohen tema të larmishme, që pasurojnë terminologjinë e kursantëve në disa fusha të jetës. Gjatë orëve mësimore zhvillohen edhe aktivitete argëtuese, të cilat e lehtësojnë së tepërmi mësimin e kësaj gjuhe.

Pas mbylljes së sezonit të pushimeve verore, të tilla kurse do të çelen së shpejti edhe në qendrat e tjera social-kulturore, nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2