wrapper

Edicioni i 12-të i Kampionatit Studentor të Minifutbollit, i cili startoi më datë 19 mars 2013, nën kujdesin e veçantë të Unionit Studentor Musliman në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, u mbyll ditën e hënë, datë 08 prill 2013, në të cilën u zhvillua edhe ndeshja finale midis dy skuadrave finaliste.

Në këtë garë sportive morën pjesë 32 skuadra të përbëra nga studentë të universiteteve publike dhe private të Tiranës dhe jo vetëm.Për të ndjekur nga afër ndeshjen finale, ishin të pranishëm një pjesë e mirë e stafit të AIITC, të kryesuar nga drejtori i këtij Instituti, Dr. Ramiz Zekaj. Ishte një ndeshje e fortë, ku dominoi shpirti garues midis dy skuadrave; skuadrës së Universitetit të Sporteve dhe asaj të Universitetit të Inxhinierisë Mekanike. Fitues i kësaj përballjeje u shpall ekipi i Universitetit të Sporteve.

Menjëherë pas përfundimit të garës sportive, e cila tashmë është e konsoliduar dhe zhvillohet për të 12 vit radhazi, drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj i dha kupën skuadrës fituese.
Më pas, në mjediset e restorant "Ulqini" në Tiranë, u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të akorduara nga AIITC për skuadrën fituese, skuadrën e vendit të dytë, si dhe për lojtarin më të mirë, që ka spikatur përgjatë këtij kampionati. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin një përfaqësi e AIITC, përfaqësues nga Unioni Studentor Musliman dhe i ftuar special ishte Kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve Shqiptarë, teologu i mirënjohur Justinian Topulli, si dhe studentët pjesëmarrës në këtë kampionat.

Ceremonia u çel nga Ilir Ademi, Kryetar i Unionit Studentor Musliman, i cili i falënderoi studentët për pjesëmarrjen e tyre në këtë kampionat, si dhe për shpirtin garues që treguan dhe durimin dhe rezistencën e tyre me të cilën u karakterizuan në situata të ndryshme delikate të krijuara përgjatë ndeshjeve të ndryshme.

Më pas përshëndeti zv.drejtori i AIITC, Alban Kodra, i cili vuri në pah rëndësinë e këtij aktiviteti, si dhe seriozitetin që i ka dhënë AIITC këtij projekti. Ai, gjithashtu, shprehu idenë dhe dëshirën për të organizuar një ndeshje midis fituesve të Kampionatit Studentor të Minifutbollit dhe fituesve të Kampionatit të Xhamive të Tiranës, finalja e të cilit u zhvillua paralelisht me këtë të Unionit Studentor Musliman.

Në përfundim të fjalës së tij Alban Kodra i dorëzoi çmimin e parë skuadrës fituese, asaj të Universitetit të Sporteve, me një vlerë monetare prej 35000 lekësh të reja. Çmimin e dytë në vlerë monetare prej 25000 lekësh të reja, ia dorëzoi skuadrës së Universitetit të Inxhinierisë Mekanike, teologu Justinian Topulli, ndërsa çmimin e lojtarit më të mirë e dorëzoi Ilir Ademi nga Unioni Studentor Musliman.

Në këtë ceremoni përmbyllëse, AIITC shtroi një darkë për të pranishmit, ku në fund të saj teologu Justinian Topulli përcolli një fjalë përshëndetëse, i cili vuri në dukje se ky kampionat patjetër që ka shërbyer në njohjen e studentëve midis tyre, si dhe në forcimin e lidhjes vëllazërore. AIITC kishte përgatitur edhe nga një komplet librash për secilin pjesëmarrës në këtë ceremoni, e cila kaloi nën një atmosferë të ngrohtë dhe shumë vëllazërore. Pa më të voglin dyshim mund të themi se ky aktivitet u mbyll edhe këtë vit me një sukses që vlen të përmendet.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family