wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) gjatë muajit janar realizoi shpërndarjen e disa prej botimeve të tij në zona të ndryshme të vendit. Nën moton "Dhuro një libër e fito një zemër", AIITC u gjend mes dhjetra qytetarëve në zona të ndryshme të vendit duke shpërndarë libra me karakter fetar e kulturor.

Tematika e librave të dhuruara konsiston në mesazhin paqësor e shpresëdhënës të Islamit, si fé e paqes, dijes dhe bashkëjetesës sociale. Njohja e qytetarit, me këto vlera sublime universale nëpërmjet burimeve autentike islame synon davaritjen e çdo keqkuptimi të krijuar nga zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare apo lokale. Opinioni i gjerë duhet sqaruar se Islami dhe muslimanët në Shqipëri nuk mund të jenë ndryshe, vetëm se të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës dhe të mirës së përbashkët në shoqëri. Vetëm kështu ata realizojnë mesazhet e kësaj feje hyjnore.

Duke mos u bërë pjesë e drejtëpërdrejtë në debatet mediatike mbi këto çështje, AIITC ka zgjedhur shpërndarjen e librave fetare si shfaqje e qëndrimit të tij se mirëkuptimi, toleranca e bashkëjetesa janë vlera jetike dhe investim i brezave paraardhës dhe përputhen tërësisht me fenë islame.

Ndër librat e dhuruar spikaten tituj si: "Kurani i Madhërishëm dhe kuptimet e tij në gjuhën shqipe", "Ky është Profeti Muhamed", "Islami mesazh i paqes" etj. Vlen të përmendet se ndër objektivat e tij, AIITC synon të japë kontributin e vet në ringjalljen e vlerave fetare e kombëtare në shoqëri, kultivimin e dijeve dhe kulturës si rruga e vetme drejt zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm të vendit dhe shoqërisë".

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2