wrapper

Nën kujdesin dhe mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam më 31 Maj 2015 nxënësit e kurseve islame të rrethit Kavajë organizuan vizitën kulturore, fetare por edhe argëtuese në ambjente të ndryshme në rrethin e Durrësit.

Nxënësit e kurseve të rrethit Kavajë çelën udhëtmin me dy rekate namaz në xhaminë e fshatit Fllahkë. Pas vizitës së kryer pranë kësaj xhamie, ata vazhduan udhëtimin në xhaminë e fshatit Borakë. Në këtë xhami nxënësit patën mundësinë të vizitonin kompleksin nën shoqërinë e imamit z.Ismail Disdari, i cili, krahas porosive dhe këshillave islame, foli shkurtimisht edhe për historikun e emrit dhe banorëve të fshatit të cilët janë me origjinë boshnjake.

Përveç vizitës së ambjenteve fetare nxënësit kishin mundësi të zhvillonin dijet e tyre kulturore pranë ambjenteve të shtypshkronjës “Mileniumi i ri” e cila gjendet në krah të rrugës nacionale Durrës – Tiranë.

Nën shoqërinë e një prej punonjësve të shtypshkronjës, nxënësit patën mundësinë të vëzhgonin më nga afër fazat e shtypit, të lidhjes, të stampimit, përgatitjes së kapakëve dhe botimit të librit të Kuranit në gjuhën shqipe. Në fund të kësaj vizite nxënësve iu dhurua numri më i ri i revistës kulturore për fëmijë “Foleza Jeshile”.

Udhëtimi vijoi me një tjetër ndalesë në ambjentet fetare, siç është ai i xhamisë së fshatit Shkafhanë. Në këtë vizitë përveç ndjesisë pamore ata patën mundësi të dëgjonin edhe disa fjalë të vyera nga teologu Pëllumb Jaupaj. Teologu Jaupaj përveç të tjerave theksoi se të gjitha xhamitë dhe komplekset e vizituara nga nxënësit janë ndërtuar me inisiativën dhe mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Më pas, për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor, fetar por edhe argëtues, u shpërndanë sanduiça dhe pije freskuese. Ndalesa e fundit ishte në plazhin e “Gjirit të Lalsit”, ku nën shoqërinë e rrezeve të ngrohta pranverore, nxënësit u lanë në det, lozën futboll dhe shëtitën përgjatë bregdetit.

Udhëtimi i organizuar la gjurmë gëzimi në mendjet dhe zemrat e të gjithë nxënësve duke u kthyer kështu në një udhëtim të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family