wrapper

Të gjithë besimtarët i gëzohen atmosferës së Ramazanit, i cili mbart me vete freskinë shpirtërore dhe përtëritjen e ndjenjave fisnike. Forca morale e agjërimit e motivon njeriun për respekt e dashuri më të madhe ndaj Zotit dhe njerëzve në përgjithësi. Kjo disiplinë ringjall te besimtari ndjenjën për vepra të mira dhe largim nga veprat e liga, pastaj formon personalitetin dhe karakterin e tij të pathyeshëm për bamirësi, sinqeritet, ndihmë ndaj jetimëve, të varfërve dhe të gjithë atyre që janë në nevojë.

Një nga qëllimet kryesore të agjërimit të këtij muaji është edhe forcimi i unitetit, vëllazërisë dhe harmonisë mes njerëzve, e cila dukshëm shfaqet në shtrimin e sofrave të iftareve. Këtij qëllimi i shërben edhe tradita e bukur që ka vijuar prej vitesh nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit islam, i cili i mbledh besimtarët në qendra të ndryshme të vendit, duke shënuar kështu një nga kulminacionet e këtij muaji të bekuar.

Ditët e ramazanit të bekuar duhet të jenë ditë të veçanta, jo të zakonshme por unikale. Me anë të këtij karvani iftaresh në mbarë Shqipërinë AIITC uron që drita e Ramazanit të bekuar veçanërisht të derdhet në zemrat dhe shpirtrat e besimtarëve, të cilat kënaqësinë e vet e gjejnë në adhurimin e Krijuesit të tyre por edhe në harmoninë, gëzimin dhe vëllazërinë që vihet re në sytë e të gjithëve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2