wrapper

Projekti i nisur me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam – AIITC, vazhdoi me aktivizimin e Qendrës Social – Kulturore pranë xhamisë së fshatit Shkafanë. Qendra është ndërtuar në vitin 2015 dhe u shërben një komuniteti prej 2000 banorësh si dhe bashkëpunon me shkollat që ndodhen pranë saj. Me synimin për të qenë një faktor pozitiv në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, qendra ofron një program të larmishëm social, kulturor dhe sportiv, nëpërmjet të cilit do t’i vijë në ndihmë komunitetit të zonës.
Objektivat e qendrës:
• Të japë kontributin e saj në procesin mësimor të nxënësve si dhe të shndërrohet në një vatër kulture dhe edukimi.
• Të përforcojë vlerat morale dhe kulturore të komunitetit.
• Grupmoshat e ndryshme të kenë mundësinë që në këtë qendër të marrin aftësi shtesë nëpërmjet kurseve të formimit profesional.
• Të ndihmojë vajzat dhe gratë që nëpërmjet aftësimit profesional të mobilizohen për të rritur nivelin e tyre të jetesës.
Aktiviteti i qendrës ngriti siparin në muajin shkurt me hapjen e kurseve të gjuhës angleze. Në to janë regjistruar 24 kursantë të moshave shkollore, të ndarë në dy grupe. Përveç kurseve të gjuhëve të huaja, qendra ka hapur regjistrimet për kurse përgatitore për nxënësit e shkollave në prag të provimeve të lirimit dhe maturës shtetërore, si dhe kurse profesionale për të rriturit. Qendra angazhohet të ofrojë cilësi mësimore të garantuar nga mësues profesionist, ambiente komode dhe seriozitet në mësimdhënie.
Ndërkohë vazhdojnë aktivitetet edukuese në shërbim te komunitetit edhe në qendra të tjera. Ndërmjet tyre, qendra social – kulturore Ishëm me programin e saj u ka ardhur në ndihmë grave dhe vajzave të zonës me kurset e rrobaqepësisë dhe qëndistarisë. Gjithashtu, në prag të sezonit të provimeve të maturës në qendër vazhdon kursi i matematikës me 15 kursantë, të cilët kanë mundësinë të përforcojnë dijet e tyre me qëllim arritjen e rezultateve më të larta në provime.
Së fundmi ka filluar edhe kursi gjuhës angleze niveli i dytë për nxënësit e shkollave 9-të vjeçare, i ndarë në dy grupe me nga 10 kursant secili grup. Programi i qendrës pritet të zgjerohet më tej me nisjen e kursit të gjuhës italiane. Objektivi ynë mbetet edukimi dhe zhvillimi kulturor!

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2