wrapper

Vijojnë aktivitetet edukuese dhe sociale në qendrat social – kulturore të cilat, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, po i vijnë në ndihmë komunitetit të këtyre zonave nëpërmjet programit të larmishëm që ato ofrojnë. Synimi i qendrave është të shndërrohen në një faktor pozitiv në drejtim të edukimit dhe formimit të brezave të rinj, si dhe në rigjallërimin dhe përforcimin e vlerave morale dhe kulturore të shoqërisë.

Gjatë kësaj kohe qendrat kanë organizuar kurse të gjuhëve të huaja, mësime plotësuese për nxënësit e shkollave, trajnime profesionale për moshat e rritura si dhe një sër aktivitetesh sportive dhe argëtuese. Aktualisht po zhvillohen kurset e gjuhës angleze në Qendrat Social – Kulturore; Gërmenj, Borakë, Ishëm dhe “Shtëpia e dritës” në Rrogozhinë. Në to janë regjistruar 60 kursantë të moshave shkollore, të cilët kanë mundësi të përforcojnë aftësitë komunikuese në gjuhën angleze.

Së fundi përfundoi kursi përgatitor i matematikës i cili u erdhi në ndihmë nxënësve në prag të provimeve të lirimit dhe maturës shtetërore në Qendrën Social – Kulturore pranë xhamisë së Ishmit. Në këtë kurs morën pjesë 15 nxënës maturant, të cilët patën mundësi të merrnin mësime shtesë dhe të përforcojnë dijen e tyre me qëllim për të arritur një rezultat sa më të mirë në provimet e maturës shtetërore. Gjithashtu është menduar edhe për grupmoshat më të rritura, ku ata mund të marrin aftësi shtesë nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve profesionale.

Në qendrën social – kulturore Gërmenj së fundmi ka filluar grupi i dytë i kursit të rrobaqepsisë ku janë regjistruar gra dhe vajza të zones. Ato do të kenë mundësi të marrin një zanat i cili do i orientojë drejt tregut të punës. Ndërkohë po punohet që programi i qendrave të zgjerohet me projekte dhe kurse të reja.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2