wrapper

Ndërtimi i shoqërisë së dijes, është një nevojë për të gjitha vendet të cilat synojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social. Roli i arsimit dhe kulturës është vendimtarë në ndërtimin e një shoqërie të tillë. Arsimi dhe aktivitetet social – kulturore i pajisin pjesëtarët e shoqërisë sonë me njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime që u mundësojnë atyre t'i plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së ardhmes.

Ndaj dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) është investuar në aktivizimin e qendrave social – kulturore në disa zona të caktuara të Shqipërisë. Ky është një projekt i cili i vjen në ndihmë komunitetit të këtyre zonave, veçanërisht nxënësve dhe të rinjve nëpërmjet aktiviteteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative.

Në kuadër të programit të aktiviteteve që zhvillojnë këto qendra, gjatë muajit Maj 2017, Qendra Social – Kulturore Gërmenj, Shkafanë dhe “Dar al Nur” organizuan ceremoninë e ndarjes së certifikatave për kursantët e gjuhës angleze që përfunduan me sukses nivelin e parë. Për ta bërë më festive këtë ceremoni u shtrua dhe një koktej për të pranishmit. Në këto kurse morën pjese rreth 40 kursantë të moshave shkollore të cilët morën dije shtesë të gjuhës angleze dhe hapën një dritare të re në botën e tyre të dijes. Ndërkohë janë të hapura regjistrimet për kursen verore që ofrojnë qendrat duke investuar në cilësi dhe seriozitet, si dhe ambiente komode ku mësimdhënia bëhet më relaksuse.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2