wrapper

Projekti i qendrave social – kulturore në zona të ndryshme të vendit, vijon të marrë mbështetje nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) edhe në vitin e ri shkollor 2017 – 2018. Synimi i këtij projekti është që këto qendra të shndërrohen në vatra edukimi dhe kulture për komunitetin si dhe të jenë një faktor pozitiv në procesin e formimit të brezave të rinj.

Në vazhdën e aktiviteteve të tyre edukuese dhe sociale, qendrat kanë organizuar takime kulturore, kurse të gjuhëve të huaja, kurse profesionale etj., në të cilat kanë marrë pjesë banorë të zonave, të rinj dhe nxënës. Programi edukues dhe i larmishëm i këtyre qendrave social – kulturore ka qenë promotor i gjallërimit të jetës komunitare.

Tashmë ato e kanë konsoliduar programin e tyre, duke u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave që të marrin dije shtesë nëpërmjet kurseve të gjuhëve të huaja dhe kurseve përgatitore. Me fillimin e sezonit te ri, grupmoshat e tjera kanë mundësinë që në këto qendra të marrin aftësi shtesë nëpërmjet kurseve të formimit profesional si: rrobaqepësi, teknik kompjuteri etj.

Ky sezon filloi me hapjen e kursit të gjuhës angleze në qendrën social – kulturore të fshatit Baldushk. Në to janë regjistruar 45 kursantë të moshave shkollore te ndare ne kater grupe, Përveç kursit te gjuhës angleze qendra ka hapur regjistrimet edhe për kurset përgatitore në lëndët e ndryshme mësimore. Në qendrën social – kulturore “Shtëpia e dritës” në Rrogozhinë dhe ne qendrën social – kulturore në Ishëm janë duke u bere përgatitjet për të nisur kurset e matematikës dhe kurset përgatitore në lëndët e ndryshme mësimore për grupmoshat e shkollave 9-të vjeçare.

Cilësia dhe serioziteti është motoja e qendrave, e cila mbështet në metodat e përparuara të mësimdhënies dhe në mësues profesionist e me përvojë, si dhe në mjediset komode që ofrojnë!

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2