wrapper

Gjuha angleze është pranuar globalisht si gjuhë e komunikimit mes njerëzve me kombësi të ndryshme. Mësimi i kësaj gjuhe që në fëmijëri është kthyer në një domosdoshmëri. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe qendrat social-kulturore, që Instituti i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam i ka vendosur në shërbim të komunitetit në të gjithë vendin. Mes aktiviteteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që ofrojnë këto qendra për çdo grupmoshë, janë edhe kurset e gjuhës angleze.

Një prej tyre është edhe qendra social-kulturore Baldushk, e cila ka organizuar ceremoninë e ndarjes së certifikatave për kursantët e gjuhës angleze, që përfunduan me sukses nivelin e parë për një periudhë tre-mujore, nëntor 2017 – janar 2018. Plot 47 fëmijë të moshave shkollore morën pjesë në këto kurse, të ndarë në 4 klasa, ku përfituan dije shtesë të gjuhës angleze. Pas marrjes së certifikatave të nivelit të parë, të gjithë kursantët janë regjistruar në nivelin e dytë të gjuhës.

Mësimdhënia interaktive, me programe bashkëkohore, e bën edhe më të lehtë përvetësimin e gjuhës në këto qendra, ku fëmijët fitojnë besimin dhe aftësitë e nevojshme për të komunikuar anglisht. Puna e palodhshme e mësuesve të gjuhës angleze u kurorëzua me përfundimin me sukses të nivelit të parë, ku të 47 kursantët u pajisën me certifikatë aftësie. Për ta bërë më festive këtë ceremoni, u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2