wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, vazhdon të kontribuojë në mbarëvajtjen e qendrave social-kulturore në disa qendra të vendit, me qëllimin e mirë që këto qendra të shndërrohen në vatra edukimi dhe kulture për komunitetin. Këto qendra ofrojnë kurse profesionale, kurse të gjuhëve të huaja dhe kurse intensive të mësimit plotësues për nxënësit që janë në prag të provimeve.

Në këtë kuadër, Qendra Social-kulturore e Shkafanës në rrethin e Durrësit filloi në muajin janar kursin e gjuhës frënge për moshat shkollore të kësaj zone. Edhe pse gjuha angleze tashmë është kthyer në një domosdoshmëri, shumë prindër nga komuniteti i Shkafanës u interesuan pranë qendrës për organizimin fëmijët e tyre të mësojnë frëngjishten, si gjuha e artit dhe kulturës botërore. Pas këtyre kërkesave, AIITC ofroi mbështetjen e tij për hapjen e kursit të gjuhës frënge në Shkafanë të Durrësit.

Në këtë kurs janë regjistruar 43 fëmijë, djem dhe vajza të moshave shkollore, të ndarë në dy klasa. Mësimi zhvillohet 3 orë në javë, në nivelin fillestar. Kursantët po punojnë me një program bashkëkohor dhe interaktiv, që u jep mundësinë atyre të përvetësojnë mirë gjuhën si dhe të jenë aktivë gjatë komunikimit në klasë.

Mësimi i gjuhës frënge është një risi për qendrat tona social-kulturore, që dita dita-ditës i ofrojnë komunitetit dituri dhe mbështetje profesionale për të ardhmen. Përkatësisht pranë qendrave social-kulturore Baldushk dhe Borakë zhvillohen me sukses kurset e anglishtes, ku janë të regjistruar fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Ndërsa në Gërmenj zhvillohet kursi i rrobaqepësisë për të gjitha vajzat e interesuara, që duan të kenë një mundësi punësimi në të ardhmen.

Të gjitha këto shërbime ndaj komunitetit janë pjesë e punës së AIITC, në bashkëpunim me 22 qendra të ngjashme në mbarë vendin, ku banorët e këtyre zonave gjejnë një mundësi shumë të mirë për të zgjeruar njohuritë e tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2