wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, vazhdon të kontribuojë në mbarëvajtjen e qendrave social-kulturore në disa xhami të vendit, me qëllimin e mirë që këto qendra të shndërrohen në vatra edukimi dhe kulture për komunitetin. Këto qendra ofrojnë kurse të gjuhëve të huaja, kurse profesionale si dhe kurse intensive për nxënësit që janë në prag të provimeve.

Përkatësisht pranë qendrave social-kulturore Baldushk dhe Borakë zhvillohen me sukses kurset e anglishtes, ku janë të regjistruar fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç, ndërsa në qendrat social-kulturore të Baldushkut dhe Rrogozhinës zhvillohen kurse matematike, 3 orë në javë.

Në këto qendra zhvillohen edhe kurse profesionale, për aftësimin e të rinjve dhe pajisjen e tyre me një zanat. Kështu në Gërmenj zhvillohet kursi i rrobaqepësisë për të gjitha vajzat e interesuara, që duan të kenë një mundësi punësimi në të ardhmen.

Pas kërkesave të shumta, AIITC i hapi rrugë edhe krijimit të kursit të gjuhës frënge në Shkafanë të Durrësit. Në këtë kurs janë regjistruar 43 fëmijë, djem dhe vajza të moshave shkollore, të ndarë në dy klasa. Mësimi zhvillohet 3 orë në javë, në nivelin fillestar. Kursantët po punojnë me një program bashkëkohor dhe interaktiv, që u jep mundësinë atyre të përvetësojnë mirë gjuhën si dhe të jenë aktivë gjatë komunikimit në klasë.

Mësimi i gjuhës frënge është një risi për qendrat tona social-kulturore, që dita dita-ditës i ofrojnë komunitetit dituri dhe mbështetje profesionale për të ardhmen.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2