wrapper

Qendrat social-kulturore nën kujdesin e AIITC në disa zona të vendit tashmë janë shndërruar në vatra edukimi dhe kulture për komunitetin. Ato ofrojnë kurse të gjuhëve të huaja, kurse profesionale dhe kurse përgatitore për nxënësit që janë në prag të provimeve.

Me intensitet vazhdojnë të zhvillohen kurset e anglishtes dhe të frëngjishtes, ku kursantët pajisen me aftësi komunikuese dhe shprehëse të këtyre gjuhëve. Gjithashtu me interes janë edhe kurset që po zhvillohen në të gjitha qendrat social-kulturore, përkatësisht kurset e matematikës dhe përgatitjes për provimet e maturës.

Në këtë vazhdë, gjatë muajit mars u çel kursi i anglishtes në qendrën social-kulturore Gërmenj, ku u regjistruan dhjetëra fëmijë si dhe kursi i rrobaqepësisë në qendrën social-kulturore Çetë që do të jetë në shërbim të grave dhe vajzave të zonës.
Pjesë e projekteve në shërbim të komunitetit janë edhe aktivitetet kulturore dhe zbavitëse që këto qendra social-kulturore organizojnë. Kështu, gjatë muajit mars fëmijët e qendrës së Gërmenjit organizuan një panair gatimi me ushqime të zonës, si dhe ekskursione në Rrogozhinë e në Gosë.

Ndërsa fëmijët e qendrës së Çetës zhvilluan një ekskursion në natyrë, duke e shoqëruar edhe me gatime të çastit, të realizuara nga vetë duart e tyre. Por më aktivë kanë qenë djemtë e qendrës social-kulturore të Shkafanës dhe Shkodrës, të cilët kanë organizuar ndeshje futbolli, si një mënyrë mjaft e mirë argëtimi.

AIITC do të vazhdojë të mbështesë këto projekte, me synimin që këto qendra të jenë një faktor pozitiv në procesin e formimit të brezave të rinj, që kanë si qëllim shtimin e dijeve dhe daljen nga rutina e tyre e përditshme, përmes aktiviteteve argëtuese jashtë-shkollore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2