wrapper

Durrës, 09. 04. 2018

Puna për promovimin e të vërtetave shkencore, me të cilat erdhi Islami dhe profeti i tij, Muhamedi (a.s) ndër shqiptarët, përbën një prej drejtimeve më të rëndësishme të aktivitetit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.
Në këtë vazhdë, u zhvillua në xhaminë e fshatit Shkafanë një leksion me temë: “Ruajtja e shëndetit dhe kurimi i të sëmurëve, sipas mjekësisë profetike”, ku mori pjesë edhe doktori i mirënjohur Petrit Lika.
Ky leksion, krahas besimtarëve të shumtë të fshatit Shkafanë dhe fshatrave përreth, si rrjedhojë e impaktit të tij, mblodhi edhe personalitete të njohura të zonës.

Leksioni filloi me fjalën e përfaqësuesit të AIITC, Z. Pëllumb Jaupi, i cili bëri një prezantim të shkurtër të mjekut Petrit Lika dhe punës së tij humane, në shërbim të pacientëve. Jaupi theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, për promovimin e të vërtetave shkencore në fushën e mjekësisë, që burojnë nga Tradita Profetike që, së bashku me Kuranin, kanë një kontribut të madh, për të cilin dëshmon edhe historia e mjekësisë moderne.

Ndërsa mjeku Lika e nisi fjalën e tij me shpjegimin e disa mënyrave të ushqyerit, si metoda më e mirë për t’u ruajtur nga sëmundjet e zemrës dhe të sistemit tretës, duke u bazuar edhe në argumentet e përftuara nga Tradita Profetike. Gjithashtu, nëpërmjet paraqitjes së fotove ilustruese, ai ofroi edhe disa zgjidhje alternative, të cilat i sugjeron Tradita Profetike në kurimin e disa sëmundjeve, si diabeti, mbipesha etj.

Ndërsa imami i xhamisë Shkafanë falënderoi doktor Petrit Likën, në emrin e tij personal dhe në emër të pranishmëve, për këshillat e tij të vyera, të cilat hedhin dritë mbi rëndësinë e njohjes së Traditës Profetike nga pikëpamja e ruajtjes së shëndetit, nëpërmjet metodave të mirë ushqyerjes.

Në përfundim të leksionit, imami i xhamisë i ftoi të pranishmit në një koktej të përgatitur me këtë rast, ku ata patën mundësi të pyesin Dr. Likën lidhur me temën apo për çështje të tjera. Ai ishte i gatshëm t′i përgjigjej kureshtjes së bashkëbiseduesve, duke u mbështetur për përgjigjet e tij, tek argumentet fetare.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2