wrapper

Durrës, 28. 04. 2018
Puna për edukimin e brezave të rinj përbën në vetvete një rëndësi dhe përgjegjësi të madhe. Nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme për qendrat social-kulturore të shpërndara në disa qytete të Shqipërisë, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka ofruar kontributin e tij për realizimin e këtij qëllimi fisnik.

Në këtë kuadër, ambientet e QSK Rrashbull kanë mbledhur në një program kulturor-fetar rreth 150 fëmijë pjesëmarrës të kurseve të edukatës islame, të organizuara në disa prej xhamive të qytetit të Kavajës, Rrogozhinës dhe Durrësit. Programi përmbante recitime, aktrime dhe mesazhe edukative rreth muajit të bekuar të Ramazanit.

Fëmijët kishin përgatitur me këtë rast një minidramë, e cila kishte në qendër të saj përgatitjen e besimtarit për pritjen e Ramazanit. Më pas, në veprimtari u recituan pjesë poetike me tematikë fetare, të cilat ngjallën emocione te të pranishmit.

Në përfundim të aktivitetit u organizua edhe një konkurs për provimin e njohurive fetare të fëmijëve pjesëmarrës në kurset e edukatës fetare, të organizuara në xhami të qyteteve të ndryshme. Në mënyrë që gëzimi i tyre të plotësohej edhe më tepër, organizatorët e aktivitetit u dhuruan fëmijëve të dalluar dhurata simbolike si dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit në një koktej të organizuar me këtë rast.

Programe të tilla kanë për qëllim nxitjen e pjesëmarrësve në kurset e edukatës fetare, që të aktivizohen edhe më tepër në aktivitete të tilla, duke i nxjerrë në një farë mënyre, nga rutina e tyre e përditshme.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2