wrapper

Kavajë, 05.04.2018

Me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Qendra social-kulturore në Gërmenj, gjatë ditëve të para të muajit prill, çeli kursin e gjuhës italiane, pas kërkesave të shumta të banorëve të zonës, ku u regjistruan dhjetëra fëmijë të moshave shkollore.

Krahas gjuhës angleze, që tashmë është kthyer në një domosdoshmëri për të ardhmen e brezit të ri, duket se është rritur ndjeshëm interesi edhe për mësimin e italishtes, vendit fqinj në të cilin studiojnë e punojnë shumë të rinj e të reja nga Shqipëria. Është kjo një nga arsyet që drejtuesit e kësaj qendre social-kulturore morën nismën për të hapur këtë kurs, ku kursantët do të fitojnë aftësi shprehëse dhe praktike të gjuhës italiane.

Tashmë qendra social-kulturore Gërmenj e ka konsoliduar programin e saj, duke u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave, që të marrin dije shtesë, nëpërmjet kurseve të gjuhëve të huaja.
Cilësia dhe serioziteti është motoja e kësaj qendre, e cila mbështetet në metodat e përparuara dhe bashkëkohore të mësimdhënies, në mësues profesionistë, të kualifikuar e me përvojë, si dhe në mjediset komode që ajo ofron.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2