wrapper

Tiranë, 14 .09.2018
Të rinjtë sot po orientohen kryesisht në zotërimin e gjuhëve dominuese për një komunikim ndërkombëtar. Duket se anglishtja mban vendin e parë në këtë aspekt, madje ajo njihet me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”. Këtij funksioni i shërbejnë edhe programet edukative të qendrave social-kulturore në disa qytete të vendit, të ngritura nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Prej vitesh Qendra Social-Kulturore Baldushk realizon kurse për të gjithë fëmijët që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze. Në to janë regjistruar me dhjetëra fëmijë të cilët, pas një rrugëtimi disa mujor, kanë arritur të përfundojnë me sukses tre nivelet e kësaj gjuhe. 17 fëmijë të moshave shkollore tashmë janë certifikuar në nivelin e tretë të anglishtes me rezultate të kënaqshme. Ata i janë nënshtruar një programi produktiv, ku ndërthuren gramatika dhe praktika e gjuhës angleze, duke i dhënë mundësinë fëmijëve të shkruajnë dhe të komunikojnë rrjedhshëm.

Pas përfundimit të këtij niveli, fëmijët kanë fituar sigurinë në përvetësimin e kësaj gjuhe dhe do të jenë të përgatitur në arritjen e rezultateve përgjatë gjithë arsimimit të tyre. Instituti AIITC do të vazhdojë mbështetjen e këtyre qendrave social-kulturore, duke pasur si qëllim mbështetjen e komunitetit dhe përmirësimin e jetës së tyre, veçanërisht përmes zhvillimit intelektual të brezit të ri.

 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2