wrapper

Durrës, 13.10.2018

Fëmijët që marrin mësime të edukatës islame, pranë Qendrës social-kulturore “Gërmenj”, u bënë pjesë e një aktiviteti mjaft interesant në qytetin bregdetar të Durrësit, për t'u njohur me të shkuarën e artë të tij.

Ekskursioni filloi herët në mëngjes, me vizitën në xhaminë plot hijeshi “Riza Bajrami”, një nga më të bukurat në Shqipëri. Aty fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër ambientet e brendshme të kësaj xhamie ku falen qindra besimtarë durrsakë. Më pas fëmijët vizituan Qendrën social-kulturore “Nënë Hilmije” që ndodhet pranë kësaj xhamie. Aty fëmijët u njohën me aktivitetet e larmishme që organizon çdo vit kjo qendër, simotër e QSK Gërmenj, për fëmijët e këtij qyteti.

Fëmijët u ndalën edhe në zonën turistike “Vila e Zogut”, ku pothuajse të gjithë turistët, vendas e të huaj, shfaqin dëshirën dhe kuriozitetin për të parë nga afër vendin ku jetonte Mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një shëtitje në qendrën e Durrësit dhe zonat muzeale rreth tij, që tregojnë për lashtësinë e këtij qyteti, por edhe për rëndësinë e tij, si një pikë strategjike e zhvillimit ekonomik të vendit prej shekujsh. Ekskursioni u mbyll me qëndrimin për disa momente të bukura në bregdet, ku fëmijët organizuan lojëra të shumta dhe shijuan ushqime tradicionale të gatuara nga vetë ata.

Ky ekskursion la mbresa të shumta te fëmijët, duke i nxjerrë ata nga monotonia e përditshme, për t'u ofruar disa çaste argëtuese, por, në të njëjtën kohë, duke përcjellë tek ata shumë informacione rreh historisë dhe traditave të popullit shqiptar.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2