wrapper

Ditën e diel, datë 22 shtator 2013, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam organizoi një tryezë të rrumbullakët në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, ku promovoi librin: “Mirësjellja në Islam” me autor Prof. Abdulfetah Ebu Gudde, i përkthyer nga teologu Lavdrim Hamja, mësues në Medresenë e Shkodrës.
Të pranishëm në këtë ceremoni promovimi ishin drejtori i bibliotekës së Shkodrës z. Gjovalin Çuni, prof. Ferid Hafizi, nëndrejtoresha e Medresesë së Shkodrës znj. Elona Sytari, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë me vendet arabe, z. Muamer Vuci, mësues, intelektualë dhe besimtarë të Shkodrës. Aktiviteti u çel nga nëndrejtori i AIITC Alban Kodra.

Pasi falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre, ai theksoi rëndësinë e librit “Mirësjellja në Islam” dhe vlerat që ai përcjell, të cilat e shtynë AIITC që të ndërmarrë botimin e këtij libri, duke e sjellë atë pranë lexuesit shqiptar. Më tej diskutuan për librin të pranishmit në tryezë.

Shqipëruesi i këtij libri në gjuhën shqipe, Lavdrim Hamja përcolli përshtypjet dhe emocionet që përfitoi gjatë përkthimit të këtij libri, si dhe motivet që e nxitën atë të përkthente një autor me zë në botën islame, i shquar edhe si pedagog e edukator i madh i brezave. Më pas fjalën e mori teologu Ilir Curri, i diplomuar në Universitetin Al Az’har të Egjiptit, i cili foli rreth rëndësisë së edukatës së mirë të muslimanit në jetën e tij të përditshme, edukatë e cila është shpjeguar fare qartë dhe në mënyrë të përmbledhur në librin “Mirësjellja në Islam”.

Imami Fejzi Zaganjori e trajtoi librin si një doracak të edukatës morale dhe fetare, ndërsa Drejtori i bibliotekës së Shkodrës, z. Gjovalin u shpreh se vlerat e këtij libri i tejkalojnë caqet e një komunitetit fetar të caktuar. Sipas tij, libri fillon me etikën në familje, sepse ajo është celula bazë e shoqërisë dhe më tej libri trajton rregullat e komunikimit ndërnjerëzor, të cilat brezi i ri e ka më se të nevojshme që t’i njohë e t’i zbatojë.

Diskutimet i mbylli Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova, i cili shtoi se në libër lexuesi do të gjejë një udhëzues praktik për të shpalosur vlerat e edukatës që buron prej besimit, prandaj shpreson që frekuentuesit e bibliotekës së Shkodrës të kenë rastin që ta lexojnë. Në fund të aktivitetit iu dhuruan z. Gjovalin Çuni tre kopje nga libri për bibliotekën e Shkodrës dhe u shtrua një koktej për të pranishmit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family