wrapper

Përfaqësim dinjitoz i AIITC në Panairin e 16-të të Librit "Tirana 2013" . Ditët më të dashura për miqtë e librit në gjuhën shqipe u mbyllën me uljen e siparit të Panairit të 16-të Librit "Tirana 2013" (13 – 17 nëntor 2013). Pavarësisht situatës jo të mirë ekonomike që përjetohet në vend, të pasionuarit nuk reshtën së vizituari dhe së bleri libra.

Midis stendave të ndryshme, studentët, nxënësit, intelektualët, studiuesit dhe lexuesit e moshave të ndryshme vizituan edhe stendën e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), në të cilën u ekspozuan rreth 100 tituj librash, botime të këtij Instituti dhe të Shoqatës Kulturore "Gruaja" (SHKG).
Botimet e AIITC ngjallën kureshtjen dhe tërhoqën vëmendjen e lexuesit. Gjatë pesë ditëve të Panairit vizitorë të shumtë nga Kryeqyteti dhe të ardhur prej rretheve u interesuan që në bibliotekat e tyre të ndodhen edhe librat e botuar nga AIITC, që të zgjerojnë më tej horizontin e tyre intelektual me informacionin e ardhur nëpërmjet këtyre botimeve.

Intelektualë të sferave të ndryshme posaçërisht u interesuan dhe u tërhoqën nga botimet e niveleve të larta shkencore – akademike, si: "Fjalori i Orientalizmave" me autor Tahir Dizdarin, "Fjalori Arabisht - Shqip" me autor Sulejman Tomçinin, botimi 2-vëllimësh "Historia e Shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman", librin "Arkitektura osmane në Shqipëri, 1385-1912" të autorit holandez Dr. Machiel Kiel etj.

Besimtarët e shumtë muslimanë, si kurdoherë në stendën e AIITC, gjetën ushqimin më të shëndetshëm të shpirtit të tyre besimtar, në radhë parë Kuranin Fisnik të botuar në disa formate estetike dhe shumë praktike në përdorim, gjithashtu edhe në variantet CD dhe DVD. Midis librave më të tërhequr prej kësaj kategorie lexuesish radhitet libri "Kujdesi i Kuranit dhe Sunetit për ndjenjat e Gruas", botim i SHKG. Edhe lexuesve të vegjël iu mundësua gjetja në këtë stendë e librave me përralla e tregime me karakter argëtues dhe edukativ.

Panairi i 16-të i librit u karakterizua nga një rënie e titujve të botuar në tërësi nga shtëpitë botuese pjesëmarrëse, rreth 1400 tituj më pak, si pasojë e krizës ekonomike dhe për shkak të piraterisë e të mosrespektimit të të drejtave të autorit. Ishte ky problem dhe lejtmotivi i panairit të sivjetshëm, dhe për ta trajtuar atë, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi ditën e dytë të panairit një konferencë me këtë temë. Botuesit morën nga përfaqësues të shtetit dhe ambasadorët e BE dhe SHBA mbështetje të plotë në këtë çështje, e cila nuk konsiderohet unike vetëm për Shqipërinë, por shqetëson një sërë vendesh të botës.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family