wrapper

Ditëlindja e Profetit Muhamed (a.s.), përveç të tjerash, shënon një ndër motivet kryesore të poezisë me frymëzim fetar që është lëvruar në historinë 1400-vjeçare të qytetërimit islam. Në vigjilje të kësaj dite të madhe, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) zhvilloi në Hotel Tirana International ditën e hënë, dt. 13.01.2014, ceremoninë e promovimit të librit me poezi "Rojtari i zemrës", të poetes Valbona Hykaj.

Ky vëllim përmban 45 poezi me frymëzim fetar, të cilat poetja i ka sjellë nga gurra e saj shpirtërore.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin akademikë, artistë, gazetarë, miq dhe dashamirës të Institutit e të autores. Për librin e saj folën me radhë nëndrejtori i AIITC Alban Kodra, Drejtori i Informacionit në Radio-Tirana z. Jaho Margjekaj dhe poeti i mirënjohur e gazetari Demir Gjergji. Në fjalën e tij z. Kodra analizoi vlerat e librit, të cilat e nxitën Institutin të merrte përsipër botimin e librit. Ai theksoi se në këtë vëllim poetik lexuesi do të gjejë lëndë të shëndetshme shpirtërore dhe se poezitë e tij krijojnë frymëmarrje dhe trokasin ëmbël e lehtas në ndërgjegjen e lexuesit, për të hedhur farën e besimit në zemrën njerëzore.

Më pas, Drejtori i Informacionit në Radio-Tirana, z. Jaho Margjekaj bëri një analizë tërësore të veprës letrare të znj. Hykaj, duke qenë redaktor i tre librave të saj të mëparshëm. Pasi nxori në pah vlerat artistike të krijimtarisë letrare të autores, z. Margjekaj u shpreh se vëllimi aktual përmbledh cilësitë më të mira të kësaj vepre. Ndërsa poeti Demir Gjergji përshtypjet e tij për librin poetik të znj. Hykaj i shprehu nëpërmjet rrëfimit të eksperiencës personale me besimin dhe shtoi se ky libër ishte i tillë që e forconte bukur këtë besim.

Midis fjalëve, të pranishmit patën kënaqësinë të dëgjonin të recituara disa nga poezitë e përzgjedhura të librit. Vetë autorja, pasi rrëfeu për auditorin shtysat shpirtërore që e nxitën të shkruante për tematika jo fort të lëvruara në poezinë shqipe, interpretoi me emocion dy nga poezitë e saj të preferuara: poezinë që i dha titullin librit dhe atë që hap librin.

Para mbylljes së takimit, fjalën e mori Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, i cili e uroi znj. Hykaj për poezitë e saj të arrira dhe theksoi se ato kanë ardhur sot për lexuesin në një kohë shumë të veçantë, kur e tërë bota islame përkujton me nderim lindjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe i kushtojnë atij himnet më të bukura. Pas Dr. Zekajt, ceremoninë e përshëndeti edhe një mysafir i nderuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili u shpreh se, sipas përmbajtjes, del se këto poezi janë ngjizur në muajin e bekuar të Ramazanit dhe po promovohen në ditën e bekuar të lindjes së Profetit Muhamed (a.s.) dhe i kërkoi autores të recitonte për publikun poezinë kushtuar Profetit (a.s.).

Me recitimin e ndjerë të kësaj poezie u mbyll dhe aktiviteti, dhe të pranishmit vijuan bisedat e tyre në koktejin e shtruar me këtë rast.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family