wrapper

Kush thotë se poezia i përket dhe i përshtatet vetëm moshës rinore dhe të mesme e ka gabim, pasi ajo i përshtatet fare mirë edhe moshës së tretë dhe tepër të thyer. Dëshmia më e gjallë për këtë është historiani, folkloristi, si dhe studiuesi i mirënjohur çam Ibrahim D. Hoxha i cili sjell para lexuesve librin e tij më të fundit me titull: "Vetëmohova djalërinë", një vëllim poetik me 40 poezi epike dhe lirike, të cilat janë një shpalosje të ndjenjave atdhetare dhe patriotike të autorit.

Nisur nga bashkëpunimi i gjatë i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) me Shoqatën Kulturore Shqiptaro – Turke "Hasan – Tahsini", AIITC e mbështeti edhe kësaj radhe në promovimin e librit të lartpërmendur me një ceremoni të zhvilluar në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, me dt. 24.03.2014.

Aktiviteti, në të cilin morën pjesë akademikë, shkrimtarë e deputetë, u hap nga z. Alban Kodra, nëndrejtor i AIITC. Pasi përshëndeti dhe uroi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet, ai përcolli përshëndetjet e Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj. Ndër të tjera ai tha se AIITC ka mbi 15 vjet që kontribuon në përhapjen dhe publikimin e vlerave kulturore kombëtare dhe më gjerë, e në të njëjtën kohë mbështet edhe bashkëpunëtorët e tij që punojnë në këto drejtime, njëri prej të cilëve është edhe Ibrahim D. Hoxha. Më pas, ai përmendi injë varg bashkëpunimesh mes dy institucioneve dhe në fund e përgëzoi autorin dhe i uroi arritje të mëtejshme.

Më pas fjalën e mori studiuesi Enver Kushi, i cili njëkohësisht është edhe redaktor i i librit. Në fjalën e tij ai vlerësoi figurën e Ibrahim D. Hoxhës, duke e konsideruar atë njohës dhe publikues të thesarit çam. Ai theksoi se poezia e Ibrahim D. Hoxhës frymëzohet dhe bazohet në poezitë popullore të krahinës së Çamërisë dhenë këtë vëllim poetik ai u mbetet besnik idealeve të tij të djalërisë. Në përfundim, z. Kushi tha: "Nëpërmjet këtij vëllimi me poezi autori sjell të kal.uarën dramatike të Çamërisë, por edhe kohën tonë, ku disa prej vargjeve janë të mbushura me plot mllef, nëpërmjet të cilave autori kritikon disa politikanë në lidhje me qëndrimin e tyrë në lidhje me çështjen kombëtare në përgjithsi dhe atë çame në veçanti."

Pastaj aktivitetin e përshëndetën me radhë prof. dr. Musa Kraja Rektori i AkademisëPedagogjike të Tiranës, prof. dr. Laurant Bici pedagog dhe studiues i mirënjohur i Hoxhë Hasan Tahsinit, si dhe një numër intelektualësh të pranishëm. Në fjalët e tyre ata nxorën në pah meritat e veçanta të Ibrahim D. Hoxhës për të bërë të njohur historinë, kulturën dhe personalitetet e trevës së Çamërisë, me në krye atin e Rilindjes Kombëtare, Hoxhë Hasan Tahsinin. Në ceremoni përshëndeti, gjithashtu, deputeti i Kuvendit Popullor z. Tahir Muhedini, i cili e përgëzoi z. Ibrahim D. Hoxha për gjallërinë dhe punën e palodhur që vazhdon të kryejë, pavarësisht moshës së thyer, duke premtuar që do të jetë përherë në mbështetje të kësaj veprimtarie.

Në fund, z. Ibrahim D. Hoxha falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe falënderoi AIITC për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë veprimtarisë së tij këto 15 vitet e fundit. Më pas ai shpërndau disa fletë-mirënjohjeje dhe vlerësimi për ata që kanë dhënë kontribut në punën 20-vjeçare të SHKSHT "Hasan Tahsini" dhe që e kanë mbështetuar z. Ibrahim D. Hoxha në çdo aspekt në realizimin e aspiratave dhe qëllimeve të tij. Aktiviteti u mbyll me një atmosferë të këndshme në koktejin e përgatitur me këtë rast.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family