wrapper

Stamboll, 04-08 maj 2017
Në kuadër të Panairit të 8-të Ndërkombëtar të Publicistikës të organizuar nga Shoqata e Publicistëve të Turqisë (TÜRDEB) në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Publicistëve në Stamboll, këtë vit mori pjesë dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam.

Në këtë panair AIITC u përfaqësua me revistën shkencore - kulturore “Univers”, Buletinin “Qytetërimi islam”, si dhe me revistat “Familja” dhe “Foleza jeshile”, botime të Shoqatës Kulturore “Gruaja”.
Nën pjesëmarrjen e qindra revistave, buletineve nga mbarë bota ky panair u dha lexuesve mundësinë për t’u njohur me publicistikën e re dhe për tu takuar me autorët e tyre.
Midis stendave të ndryshme, studentët, nxënësit, intelektualët, studiuesit dhe lexuesit e moshave të ndryshme vizituan edhe stendën e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), në të cilën u ekspozuan rreth 200 numra serialë të botimeve. Botimet e AIITC ngjallën kureshtjen dhe tërhoqën vëmendjen e tyre.

Gjatë këtij panairi 5 ditor, “Çmimet Ndërkombëtare të Publicistikës 2017” gjetën të zotët e tyre. Në përmbyllje të këtij aktiviteti u realizua një ceremoni, ku u shpërndanë çmime në 14 kategori të ndryshme , si “Çmimi i Redaktorit” , “Çmimi i Dizajnit”, “Çmimi i Ilustrimit” etj.

Në këtë event mori pjesë dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit z. Nabi Avci, i cili ndër të tjera theksoi se ky panair është një nismë shumë e vlerësuar dhe se koleksionimi i veprave artistike dhe intelektuale, është një vlerë e shtuar për Bibliotekën Kombëtare të Turqisë.

Me këtë rast, AIITC pati kënaqësinë t’i dhurojë Ministrit Avci disa nga botimet e tij.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2