wrapper

Tiranë, 24.05.2019

Dy profesorë të Universitetit Islamik Ndërkombëtar të Malajzisë zhvilluan një tur në Ballkan, për t′u njohur nga afër me zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe qytetërimit islam dhe osman në Bosnjë, në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Kryesisht, ata vizituan objektet e kultit në këto vende, duke vëzhguar me vëmendje periudhat historike në të cilat janë ndërtuar dhe arkitekturën e tyre.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, përveç studimit të objekteve fetare, ata zhvilluan një vizitë edhe në ambientet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ndër të parët institucione shqiptare që zhvilloi studime në këtë fushë. Prof. As. Dr. Abdul Bari Bin Awang dhe Prof. Dr. Amilah Binti Awang Abd Rahman u pritën nga nëndrejtori i AIITC, z. Alban Kodra, dhe përgjegjësi i Departamentit të projekteve, z. Genc Aga.

Fillimisht, dy studiuesit u njohën me punën mëse 20-vjeçare të AIITC në ruajtjen dhe studimin e qytetërimit islam në Shqipëri, u njohën gjithashtu me konferencat kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara për këtë qëllim, si dhe me botimet kulturore, shkencore e fetare të AIITC ndër vite. Vizitorët shprehën konsideratën për këtë punë voluminoze, duke uruar suksese të mëtejshme për Institutin.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2