wrapper

Në vazhdën e vizitave që personalitete të ndryshëm, akademikë e intelektualë vendas dhe të huaj bëjnë në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), ditën e hënë më 11.11.2013 zhvilloi një vizitë në mjediset e AIITC znj. Shereen Daghestani, intelektuale dhe aktiviste e shquar nga Arabia Saudite.

E specializuar në Illinois të SHBA për gjuhë dhe letërsi frënge, Znj. Daghestani u prit në Institut nga Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova dhe zv. Drejtori z. Alban Kodra. Pasi u prezantua me stafin e AIITC, znj. Daghestani mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 12 studentëve të kursit të gjuhës arabe, niveli I. Pas 50 orëve mësim dhe provimit përfundimtar, të gjithë studentët e këtij kursi e kaluan me sukses nivelin fillestar dhe u regjistruan për të vazhduar kursin e nivelit të dytë të gjuhës arabe, kurse këto që AIITC i ofron falas

Fillimisht zv. Drejtori i AIITC u prezantoi të pranishmëve zonjën Daghestani dhe më pas e njohu atë me kurset e gjuhëve të huaja që zhvillon Qendra e Gjuhëve e licencuar pranë AIITC. Nga ana e saj, znj. Daghestani u foli studentëve të pranishëm anglisht, duke u bërë disa pyetje mbi interesin e tyre ndaj gjuhës arabe. Ajo shfaqi dëshirën që të zhvillojë disa orë bisede në arabisht me studentët kursit, për ta shfrytëzuar kësisoj praninë e saj në Shqipëri gjatë këtyre ditëve. Studentët dhe mësuesi i kursit, z. Ramadan Salah u shprehën entuziast për këtë zhvillim.

Pas bisedës së ngrohtë me kursantët e gjuhës arabe, znj. Shereen së bashku me z. Ramadan Salah ndanë certifikatat e nivelit të parë për kursantët. Më tej vizita e znj. Shereen vijoi me njohjen e ambienteve të punës së Institutit. Zv. Drejtori i bëri asaj një panoramë të përgjithshme të aktivitetit të Institutit që nga themelimi i tij dhe e njohu nga afër me disa nga botimet kryesore të AIITC. Znj. Daghestani pasi falënderoi për mikpritjen, u shpreh e lumtur që pati rastin të njihej me një institucion të tillë të kulturës islame.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2