wrapper

Ditën e hënë, një delegacion me katër përfaqësuese të organizatës "Vizioni i Gruas" të Partisë së Drejtësisë në Kosovë vizituan Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Ky delegacion përbëhej nga Dr. Rukije Mehmeti - kryetare e Vizionit të Gruas, Znj. Brunilda Tafili - nënkryetare e Vizionit të Gruas, Dega Kaçanik, Ma. Labinote Demi - Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie në Komunën e Gjilanit dhe Dr. Servete Shurdhani - kryetare e Partisë së Drejtësisë për Degën Gjilan dhe njëkohësisht drejtoreshë e Spitalit të Gjilanit.

Kjo përfaqësi u prit nga zv.Drejtori i AIITC z. Alban Kodra, Kryeredaktori i revistës "Univers" prof. dr. Arian Kadiu, anëtari i redaksisë së kësaj reviste prof. dr. Ramazan Bogdani dhe stafi i AIITC.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte prezantimi i objektivave të kësaj organizate dhe i vizionit të saj në lidhje me rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje. Në prezantimin e saj, Dr. Rukije Mehmeti vuri theksin në përpjekjet e organizatës për të promovuar drejtësinë gjinore në punësim dhe në trashëgimi. Më tej ajo paraqiti arritjet e Partisë së Drejtësisë gjatë kësaj kohe kur ajo mban Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, ku ndër të tjera theksoi investimet e bëra në sektorin e shëndetësisë, ndalimin e korrupsionit, rritjen e profesionalizmit në këtë fushë etj.
Nga ana e tij, z. Kodra i uroi mirëseardhjen delegacionit dhe i përcolli përshëndetjet e Drejtorit t AIITC, dr. Ramiz Zekaj. Pasi u bëri një paraqitje të përmbledhur të veprimtarisë së AIITC ndër vite, ai nënvizoi faktin se Instituti u kushton vëmendje të gjitha shtresave të shoqërisë në veprimtarinë e tij dhe vuri në dukje kontributin e rëndësishëm që ka pasur pjesa femërore e stafit të AIITC në arritjet e tij të deritanishme.
Takimi vijoi më tej me pyetje rreth situatës aktuale të femrës në Kosovë, ku znj. Ademi pasqyroi realitetin dhe u përqendrua tek paragjykimet që hasin femrat e mbuluara në shkollimin apo punësimin e tyre, duke parashtruar projektet dhe përpjekjet që po bën Partia dhe organizata e tyre për përmirësimin e gjendjes në këtë drejtim.
Pas bisedave, delegacioni vizitoi mjediset e AIITC dhe bëri si dhuratë punim artistik ku paraqitej harta e Shqipërisë etnike. Nga ana tij z. Kodra u dhuroi disa nga botimet më të fundit të AIITC, i falënderoi për vizitën dhe u uroi sukses në plotësimin e objektivave të Partisë së tyre.

Last modified on Hene, 28 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family