wrapper

Paraditen e datës 5 Gusht 2014, fëmijët e kampit veror Shqipëri 2014 , nën shoqërinë e kujdestarit të tyre vizituan Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ku patën mundësinë që për më shumë se një orë të njihen nga afër me aktivitetin që zhvillon ky institut, me ambientet e tij, stafin, si dhe departamentet që ai ka.

Kjo vizitë ishte pjesë e programit 15 ditor të kampingut që ata do të zhvillojnë në Shqipëri, me qëllim që të njihen me qendrat e ndryshme të arsimit, kulturës dhe studimeve islame në Shqipëri.

Grupi i kampistëve u prit nga zv.Drejtori i AIITC, Z. Alban Kodra, drejtoresha e librotekës znj. Afërdita Hyseni si dhe nga stafi teknik i Institutit.
Fëmijët vizituan mjediset e ndryshme të AIITC, ku panë nga afër muzeun me dorëshkrime dhe relike të lashta të cilat iu shpjeguan me hollësi nga Zv. drejtori Alban Kodra, librotekën moderne dhe bashkëkohore, zyrat e punës, botimet e ndryshme të Institutit etj.
Me anë të një prezantimi në powerpoint, sekretaria e AIITC Znj. Vjola Milla i njohu fëmijët me aktivitete të ndryshme që Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka zhvilluar gjatë viteve.

Më pas , drejtoresha e librotekës znj. Afërdita Hyseni mbajti një seminar trajnues me temë: "Si duhet sistemuar Biblioteka personale e gjithsecilit në shtëpi, në xhami dhe në shkollë".

Në fund të vizitës fëmijët pasi morën abdes u nisën për në xhami për të falur namazin e drekës dhe ikindisë.

Last modified on Hene, 28 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2