wrapper

Ditën e premte më datë, 16. 01. 2015 një delegacion i Bashkësisë Islame të Mitrovicës vizitoi Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC). Përfaqësia e përbërë nga Kryetari i BI Mitrovicë, z. Jetish Berisha, Kryeimami dhe dy imamë të tjerë të kësaj bashkësie u mirëprit nga nëndrejtori i Institutit z. Alban Kodra, përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Islame z. Genc Aga dhe pjesëtarë të tjerë të stafit administrativ AIITC.

Nëndrejtori i Institutit u uroi mirëseardhjen vizitorëve dhe u përcolli përshëndetjet e Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj. Ai i falënderoi miqtë për vizitën, e në mënyrë të veçantë Myftiun e Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilën AIITC bashkëpunon prej vitesh. Më pas z. Kodra bëri një rezyme të shkurtër të veprimtarive dhe aktiviteteve të AIITC ndër vite. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, z. Berisha uroi AIITC për aktivitetet e larmishme që zhvillon dhe shprehu dëshirën e bashkëpunimit me të. Pasi prezantoi punën e kësaj bashkësie, ai propozoi disa projekte që i shihte me interes të ndërsjellë për të dy institucionet dhe më gjerë.

Në përfundim, delegacioni vizitoi me radhë të gjitha ambientet e Institutit, e veçanërisht në librotekën AIITC ku bien në sy rreth 10000 tituj librash të fushave të ndryshme, si edhe në sallën e muzeut ku janë ekspozuar dorëshkrime të vjetra mjaft tërheqëse. Më pas, z. Kodra i njohu me botimet kryesore të AIITC dhe u dhuroi disa prej tyre.

Last modified on Hene, 28 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family