wrapper

Ditën e hënë më datë 16. 02. 2015 një delegacion nga Shoqata Kulturore "Dituria" Bujanoc , vizitoi Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC).

Përfaqësia e përbërë nga Kryetari i Shoqatës "Dituria" Bujanoc z. Selim Zeqiri, n/kryetari i kësaj shoqate në Preshevë z. Reshat Musliu si dhe një përfaqësues i kësaj shoqate u mirëpritën nga kryetari i Bordit Drejtues të AIITC Dr. Faruk Borova, nëndrejtori i Institutit z. Alban Kodra, përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Islame z. Genc Aga dhe pjesëtarë të tjerë të stafit AIITC.

Nëndrejtori i Institutit u uroi mirëseardhjen vizitorëve dhe u përcolli përshëndetjet e Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj. I falënderoi për vizitën e në mënyrë të veçantë Shoqatën Kulturore "Dituria" për nismat e ndërmarra në shërbim të fesë dhe kulturës islame. Më pas, z. Kodra bëri një rezyme të shkurtër të veprimtarive dhe aktiviteteve të AIITC ndër vite. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj shoqate z. Zeqiri shprehu dëshirën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve e më gjerë, veçanërisht në fushën e veprimtarive me në qendër librin.

Në përfundim, miqtë vizituan me radhë të gjitha ambientet e Institutit, e veçanërisht në librotekën AIITC ku bien në sy tituj librash të fushave të ndryshme, si edhe në sallën e muzeut ku janë ekspozuar dorëshkrime të vjetra mjaft tërheqëse. Më pas, z. Kodra i njohu me botimet kryesore të AIITC dhe u dhuroi disa prej tyre për bibliotekën e kësaj shoqate.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2