wrapper

Vendosja e urave të bashkëpunimin me institucione dhe organizata të ndryshme kulturore, akademike e arsimore, brenda dhe jashtë vendit, është një objektivat e rëndësishëm të veprimtarisë së Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC). Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve AIITC synon të promovojë kulturën shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë dhe, njëherazi, të kontribuojë në pasurimin e kulturës sonë me prurje të reja pozitive nga zhvillimet ndërkombëtare në fushat e ndryshme të shkencës, artit dhe kulturës.

Në këtë kontekst, gjatë muajit shkurt Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam Dr. Ramiz Zekaj zhvilloi një vizitë pune në Fondacionin Humanitar "Zayed bin Sultan Al Nahayan", në Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm z.Ahmed Shabeb Al-Dhaheri. Vizita u zhvillua me praninë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA, Dr. Nuri Domi.

Gjatë vizitës, Drejtori i AIITC e njohu z. Al-Dhaheri me veprimtarinë mbi 15-vjeçare të institutit në shërbim të dijes dhe kulturës shqiptare në përgjithësi, dhe të asaj islame në veçanti. Midis të tjerash, Drejtori i Fondacionit Zayed u njoh me aktivitetin botues të Institutit, ku spikasin një seri botimesh me vlera shkencore, siç janë: Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, Fjalori Arabisht-Shqip, përkthimit i Kuranit në gjuhën shqipe, libri "Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shek. XX", libri "Arkitektura Osmane në Shqipëri 1385 – 1912" etj. Nga ana e tij, Drejtori i Fondacionit Zayed e falënderoi delegacionin e AIITC për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të zhvilluar bashkëpunim të frytshëm me AIITC në projekte me interes të përbashkët.

Në përfundim të vizitës, Fondacioni Zayed i dhuroi Librotekës së AIITC disa nga botimet e tij prestigjioze në gjuhën arabe, si "Enciklopedia e rregullave të Jurisprudencës Islame", me 42 vëllime, Fjalori i gjuhës Arabe "Al-Zayed" dhe monografia shkencore "El-Nebta el-katila" rreth bimëve të dëmshme për shëndetin e njeriut, sëmundjeve që shkaktojnë dhe mënyrën e trajtimit të tyre nga ana fetare edhe shkencore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2