wrapper

Shkup, 04.04.2017

Fakulteti i Shkencave Islame (FSHI) në Shkup konsiderohet si një nga qendrat kryesore të veprimtarisë akademike dhe arsimore islame në trevat shqiptare. Gjatë një vizite në institucionet akademiko-fetare të shqiptarëve në Maqedoni, një delegacion i AIITC i kryesuar nga Drejtori prof. as. dr. Ramiz Zekaj zhvilloi një takim pune në rektoratin e FSHI. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i FSHI prof. dr. Fahredin Ebibi dhe drejtues të tjerë të Fakultetit.

Në takim u diskutua për tematika dhe çështje të ndryshme që prekin zhvillimin e veprimtarisë intelektuale dhe akademike islame në trojet shqiptare. Pas bashkëpunimit mes dy institucioneve në realizimin e konferencës shkencore të Tivarit mbi arsimin islam në rajon, palët shqyrtuan mundësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi në fusha të tjera, në interes të mendimit dhe të kulturës islame te shqiptarët.

Në përfundim të bisedave, ata përcaktuan linjat kryesore të projektit të ardhshëm që do të realizojnë së bashku. Më pas palët shkëmbyen literaturat e botuara nga institucionet përkatëse, në shenjë të vijimësisë së marrëdhënieve miqësore midis tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2